Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë e konfirmon se do të mbyllet përgjithmonë me 31 korrik 2023

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.02.2023, 09:28

Ambasada e Norvegjisë në Kosovë do të mbyllë dyert e saj përgjithmonë në shtetin tonë me datë 31 korrik të këtij viti.

Kjo është konfirmuar nga një përgjigje zyrtare e ambasadës norvegjeze. “Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë do të mbyllet përgjithmonë më 31 korrik 2023.

Aplikimet për vizë vizitori dhe leje qëndrimi në Norvegji trajtohen nga Ambasada Norvegjeze në Ankara, Turqi. Të gjithë aplikantët tash e sa vjet dorëzojnë alikacionet e tyre përmes VFS Global në Prishtinë” thuhet në njoftimin e Ambasadës Norvegjeze dërguar në emailin e indeksonline,përveç në Kosovë, Norvegjia do t’i mbyllë ambasadat edhe në disa vende të tjera.

Bëhet fjalë për ambasadat në Bratislavë (Sllovaki), Kolombo (Sri Lanka), zyra e ambasadës në Antananarivo (Madagaskar) dhe Konsullata e Përgjithshme në Hjuston (SHBA).

“Nuk është kurrë e lehtë të vendosësh të mbyllësh misionet norvegjeze. Mbylljet si këto ndikojnë në jetën e diplomatëve norvegjezë të postuar dhe kanë pasoja edhe më të mëdha për stafin e punësuar në vend. Por, ne kemi një përgjegjësi për të përdorur burimet tona në një mënyrë që na mundëson të mbrojmë interesat norvegjeze në mënyrë sa më efektive të jetë e mundur Marrëdhëniet diplomatike të Norvegjisë me Kosovën, Madagaskarin, Sllovakinë dhe Sri Lankën do të trajtohen përmes marrëveshjeve alternative, për shembull përgjegjësia për këtë do t’i jepet një ambasade norvegjeze afër, ose një ambasador me bazë në Norvegji do të emërohet për vendin në fjalë”, ishte thënë në njoftimin e paralajmëruar më parë nga shteti norvegjez.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit