Oligarku Ndue Kola, nipi i Rrok Gjokës ia fut një digë MILIONA EURO në aksin Korçë-Ersekë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.02.2023, 10:18

“Erseka është shumë larg për SPAK-un”, dhe është pikërisht kjo mendësia pse pushteti e ka zgjedhur si zonë për ta vjelë e për t’ia dhënë prodhimet oligarkëve.

“Pse budallenjë jemi ne ta bëjmë urë e të ruajm peisazhin, mjdesin, florën dhe faunën. Apo tna shkoj fshatari poshtë urës, kujt do ia fus fshatari kështu, t'na e fus neve…”,-janë reagimet e qytetarëve për një digë të ndërtuar në aksin Korçë-Ersekë që ndan mes për mes një zonë të banuar.

Fitues i këtij tenderi është shpallur kompania “ANK” shpk. Oferta fituese prej rreth 24 MILIARD LEKËSH pa TVSH është sa 98% e Fondit Limit. Gjatësia e rrugës është vetëm 4,15 km dhe kostoja për 1 km rrugë përllogaritet në vlerën prej rreth 5,7 MILIARD LEKË.

Ky është rasti i parë për biznesmenin para syve të publikut me anë të ARRSH, me ish-drejtor Ergys Verdhon për Korçë-Ersekë. Drejtor i kësaj kompanie është Ndue Kola. Kompania e tij është po ashtu përfituese e koncesionit të rrugës Milot-Balldren, i shumë-diskutuar dhe i kritikuar për kostot e fryra të vlerës së saj, i dhënë nga drejtori aktual i ARRSH Evis Berberi.

Biznesmeni Ndue Kola rezulton të jetë nip i oligarkut Rrok Gjoka. Pra Kola, i cili ka qenë edhe deputet i PS do të fusë në xhep taksat e qytetarëve shqiptarë me preferencë të qeverisë.

Në koncesionin Milot-Balldren me vlerë fituese 21 Milion Euro morën pjesë Rrok Gjoka me “Gjoka Konstruksion” daja i Kolës dhe ortaku i tij në tendera Bashkim Ulaj me “4AM shpk” ku të dy kanë paraqitur dokumente të mangëta për të nxjerrë fitues Ndue Kolën.

Bëjini vetë llogaritë pse Kola është i paprekshëm dhe pse SPAKU nuk shkon dot deri në Ersekë pasi Dumani është tejet i zënë në Tiranë me arrestimin e policëve që fusin 10 mijë lekësha në xhep.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit