Mijëra oferta për ta adoptuar, foshnja që lindi nën rrënojat në Siri birësohet nga të afërmit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.02.2023, 02:01

Një foshnjë e lindur nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Siri dhe e vetmja anëtare e familjes së saj të afërt që i mbijetoi një tërmeti masiv, është birësuar nga tezja dhe xhaxhai i saj.

Mijëra njerëz ishin ofruar të birësonin të porsalindurën e cila ishte ende e lidhur me nënën e saj me kordonin e kërthizës kur ajo u shpëtua. Ajo u lirua nga spitali pasi një test i ADN-së konfirmoi se tezja e saj ishte një e afërme gjaku. Mjekët thanë se ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Foshnja tani ka marrë emrin e nënës së saj të ndjerë Afraa. Menjëherë pasi ajo u shpëtua, zyrtarët e kishin quajtur Aya, që do të thotë mrekulli në arabisht.

Një video e shpëtimit të saj menjëherë pas lëkundjes u bë virale në mediat sociale. Pamjet dramatike treguan një burrë duke u larguar me shpejtësi nga mbeturinat ndërsa e mbante atë të mbuluar me pluhur në krahë. Ajo thuhet se kishte qenë nën ndërtesën e shembur për më shumë se 10 orë dhe mjekët thanë se ajo kishte mbërritur në spital në një gjendje të keqe, me mavijosje dhe prerje në të gjithë trupin e saj.

Xhaxhai i saj tha për mediat:

Kjo vajzë do të thotë shumë për ne, sepse nuk ka mbetur askush nga familja e saj përveç kësaj foshnje. Ajo do të jetë një kujtim për mua, për tezen e saj dhe për të gjithë të afërmit tanë në fshatin e nënës dhe babait të saj.

Sawadi, i cili ishte i pranishëm kur ajo u shpëtua tha se kishte qenë i shqetësuar se dikush mund ta rrëmbente Afraan gjatë dy javëve të saj në spital, ndërsa ofertat për ta adoptuar u vërshuan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit