Mickoski: Ata që merren me krim janë edhe antishqiptarë edhe antimaqedonas

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.02.2023, 19:41

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hrisitjan Mickoski deklaroi se korrupsioni, krimi dhe qeverisja jo e drejtë janë arsyet kryesore që vendi ynë ka ngecje ekonomikе dhe se njerëzit largohen në vende të huaja. I pyetur se sa është gjendja politike e qëndrueshme dhe sa qytetarët mund të përfitojnë nga kjo, ai theksoi se përfitime do të kenë disa politikanë të pasur, ndërsa populli do të jetë ai që pëson.

“Për ata që janë përgatitur që këto muaj që gjenden para nesh të vjedhin, supozoj që do të jetë një luftë që edhe një ditë më shumë të qëndrojnë aty dhe të mund të vjedhin në kurriz të qytetarëve, në aspekt të asaj që qytetarët do të përfitojnë nga kjo gjendje politike them që nuk do të përfitojnë asgjë, do të përfitojnë disa politikanë më të pasur të cilët hyjnë në koalicion që të fitojnë materialisht”.

I pyetur për skandalet lidhur me BDI-në të publikuara nga VMRO-DPMNE se a janë realisht për një krim të kryer apo vetëm për politikë, Mickoski tha se nuk mund të jetë politike kur publikon një krim apo dyshime të arsyeshme për një krim, raporton "Tv Shenja". Ai potencoi se njerëzit e politikës duhet të jenë të vetëdijshëm sepse dyshimi i bazuar në krim nuk mund të jetë proces që do të shihet në aspekt etnik.

“Ata që merren me atë krim politik janë antishqiptarë dhe antimaqedonas dhe antiqytetarë në Maqedoni, dhe kjo është keq, sepse i shikoni të gjitha matjet, krimi në Maqedoni, veçanërisht ai politik, është në nivelin më të lartë. Jam shumë serioz kur them se së shpejti nga sot do të angazhohemi shumë seriozisht në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, veçanërisht të politikanëve, sepse është e qartë se përceptimi i qytetarëve për politikanët është shumë i keq”.

VMRO-DPMNE do të vazhdojë të luftojë krimin përkundër informacioneve që vijnë nga të interesuarit se kanë pasur gjyqtarë dhe prokurorë përmes të cilëve do të kryenin presion, deklaroi kryetari I VMRO DMPNE-së Hristijan Mickoski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit