Gjykimi për Zeqirin sërish u anulua për shkak të gjendjes shëndetësore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.02.2023, 21:44

Eksperti i angazhuar nga gjykatësja Fanka Jançulleva-Mihaillovska ka njoftuar se i akuzuari Muhamed Zeqiri nuk është në gjendje të mirë shëndetësore për ta ndjekur gjykimin.

“Mendimin e ekspertit e keni. Është dhënë mendim se nuk është në gjendje që ta ndjekë gjykimin për shkak të gjendjes shëndetësore, që është e përkohshme. Seanca e radhës është në terminin e caktuar”, u tha gjykatësja avokatëve.

Ndryshe, Zeqiri ngarkohet se duke “keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin” e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 89.385.255,00 denarë,raporton , njofton portalb.Sipas aktakuzës, i akuzuari si zyrtar shtetëror-sekretar i përgjithshëm i Qeverisë me paramendim ka kryer dy aktivitete të ndërlidhura me kohën që paraqesin realizim të shumëfishtë të së njëjtës vepër.

“Ai në periudhën prej muajit prill 2021 deri në muajin mars 2022, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare dhe autorizimin, në dy raste ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për prokurim publik, pa kryer procedurë përkatëse për furnizim publik në të cilën në mënyrë konkurruese personi juridik do të zgjidhej për realizimin e aktiviteteve të nevojshme, ka lidhur dy kontrata me dy persona juridikë si ofrues të shërbimeve”, qëndron në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, Zeqiri si sekretar i përgjithshëm i qeverisë ka lidhur privatisht kontrata për shërbime konsulente për analizimin e situatave në postë dhe hekurudha. Konkretisht ai akuzohet se ka dëmtuar mbi një milion euro buxhetin e shtetit.

Me veprimet e përshkruara, sipas akuzës, Zeqiri ka përfituar në mënyrë të paligjshme mjete në vlerë të përgjithshme prej 89.385.255 denarë (mbi 1.4 milion euro), vlerë për të cilën e ka dëmtuar buxhetin e shtetit.

Duke marrë parasysh rrethanat, ndaj të akuzuarit është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit