Zhvillime para gjyqit në Hagë, Thaçi aktivizon argumentin e “vetëmbrojtjes” për akuzat ndaj tij

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.02.2023, 16:31

Avokati i ish-presidentit Thaçi në Hagë, Gregory Keohe, dorëzuar një njoftim në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, tek Avokati i Viktimave dhe tek Trupi Gjykues lidhur me procesin e gjykimit. Keohe ka bërë me dije se synon të ngre të ashtuquajturën “mbrojtjen e vetëmbrojtjes”.

E njëjta ka të bëj me periudhën e aktakuzës dhe ndërlidhet me veprimin e domosdoshëm të Thaçit karshi aparatit shtetëror të dhunës të Millosheviqit.

“Z. Hashim Thaçi njofton Prokurorinë Speciale, Avokatin e Viktimave dhe Trupin Gjykues se synon të ngrejë mbrojtjen e vetëmbrojtjes. Gjatë gjithë kohës që lidhet me periudhën e aktakuzës, z. Thaçi ndërmori veprime si kundërpërgjigje ndaj përdorimit të menjëhershëm dhe të paligjshëm të forcës nga forcat e lidhura me Republikën Federale të Jugosllavisë dhe Republikën e Serbisë (“Forcat Serbe”); dhe (2) në mbrojtje të personave dhe pronës së mbrojtur, duke përfshirë popullatën civile të Kosovës. Veprimet e z. Thaçi ishin në përpjesëtim me shkallën e rrezikut të forcave serbe”, thuhet në parashtresën e avokatit të Thaçit.

Keohe ka treguar edhe se çka përfshinë vetëmbrojtja në këtë rast si dhe çfarë efekti juridik ka ajo.

“Efekti juridik i vetëmbrojtjes është përjashtimi i përgjegjësisë penale të z. Thaçi për krimet e pretenduara në aktakuzë, duke përfshirë (por pa u kufizuar në) pretendimet lidhur me ndalimin e paligjshëm në Pikën 3;4, pretendimet e përfshira në paragrafin 12 të Dokumentit të procedurës paraprake (i redaktuar) i Prokurorisë dhe pretendimet lidhur me një qëllim të supozuar të përbashkët kriminal të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale (“NPK”), dhe për veprimet e ndërmarra nga të tjerët në vetëmbrojtje për të cilat Prokuroria e akuzon z. Thaçi, me përgjegjësi penale si ndihmës, si epror ose nëpërmjet NPK III. Z. Thaçi kërkon një aktgjykim lirues për të gjitha pikat e aktakuzës si rezultat i thirrjes së tij në mbrojtjen e vetëmbrojtjes”, thuhet në parashtresën e avokatit.

Trupi Gjykues, me rekomandim të mbrojtjes dhe me pajtim të prokurorisë, ka marrë vendim që gjykimi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të nis më 4 prill.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit