Presidentja Osmani dekoron policin që gati e kishte humbur shikimin nga lëndimi në protestën e dhunshme të Kurtit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.02.2023, 14:58

Komandanti i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, është dekoruar me Medalje Presidenciale nga presidentja Vjosa Osmani për Ditën e Pavarësisë, më 17 shkurt 2023.

“Për kontributin e dhënë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, angazhimin e drejtpërdrejtë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj veprimtarie ilegale që ka synuar cenimin e sigurisë në Republikën e Kosovës”, thuhet te motivacioni i kësaj medaljeje presidenciale për komandant Ahmetin. Por, është i njëjti kryepolic që në protestën e janarit të vitit 2015, kundër ish-ministrit serb të Qeverisë së Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, që ishte lënduar rëndë nga protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga lëndimi në atë protestë, Ahmeti rrezikonte seriozisht që ta humbiste edhe shikimin.

Megjithatë, me intervenim shtetëror dhe me ndihmën e Ambasadës së Turqisë në Kosovë, Ahmeti ishte dërguar më 2015-ën për trajtim në Turqi nga ku ishte kthyer i shëruar.

Protesta e 24 janarit të vitit 2014 ishte organizuar nga opozita e atëhershme, që përbëhej nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate, pas një deklarate fyese të ish-ministrit Jabllanoviq për nënat gjakovare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit