Klinika e Ortopedisë rrezikon të mbetet pa anesteziolog

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.02.2023, 14:46

Mungesa e anesteziologëve në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) ka bërë që shumë operacione të shtyhen dhe të zgjaten listat e pritjes.

E një ndër klinikat që përballet me mungesë të anesteziologëve është dhe ajo e Ortopedisë, në të cilën momentalisht punojnë vetëm dy anesteziolog. E ortopedi Pleurat Sejdiu thotë se Klinika e Ortopedisë gjatë këtij viti rrezikon të mbetet fare pa anesteziolog, pasi që njëri nga ta shkon në pension dhe tjetri ka thënë se do ta lëshoj punën. E në rast se kjo klinikë gjatë këtij viti mbetet pa anesteziolog, Sejdiu thotë se puna në këtë klinikë do të paralizohet dhe nuk do të mund të kryhen operacionet.

“Në ortopedi i kemi dy anesteziolog, gjatë këtij viti njëri nga ta shkon në pension . E edhe anesteziologu tjetër ka thënë se në momentin që ai shkon në pension edhe unë e lëshoj punën. Sepse as ai nuk mund ta duroi më presionin. Dhe puna mund të paralizohet dhe nuk mund të kryhen as operacionet”, tha ai.

E mungesa e anesteziologëve ka bërë që sallat e operacionit të mos punojnë me kapacitet të plotë. Sipas Sejdiut nga katër salla të reja në Ortopedi vetëm dy janë funksionale, për shkak të mungesë së anesteziologëve.

“Tek ne në ortopedi i kemi katër salla të reja dhe rrallë herë çelet salla e tretë. Sepse janë dy anesteziolog, i treti ndonjëherë, shpesh është vetëm një dhe nuk mund të mbulohen katër salla. Kemi presion të madh prapë për proteza dhe ende nuk po mund t’i kryejmë të traumës, të cilat kanë prioritet dhe automatikisht rritet pakënaqësia dhe lista e pritjes për intervenime, kjo shkon zinxhir tek pakënaqësia e marrësve të shërbimeve”, thotë ai.

E shqetësuese mbetet dhe mungesa e teknikëve të anesteziologjisë, të cilët sipas Sejdiut po ikin me të madhe nga Kosova.

“Është ngrit problematika e anesteziologut që po e lëshojnë, por është problematikë po e njëjtë edhe ikja e teknikëve të anesteziologjisë, se ata janë të shkolluar për atë punë. Edhe ata në një numër të madh janë duke u larguar, por ata po largohen jashtë Kosovës. Janë shumë të kërkuar. Nuk është duke u bërë mjaftueshëm tek menaxheret që me menaxhu këtë punë në spitale, pasi që ka mundësi mjaftë që të stimulohen ata që të mbeten. Nuk është vetëm çështja e të hollave, por presioni në punë është duke i larguar një pjesë të madhe”, thotë Sejdiu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit