Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare aktorja e shquar Mimica Luca

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 21.02.2023, 13:20

Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 86-vjeçare aktorja e njohur e skenës shqiptare, Mimica Luca. Shkak i vdekjes së saj ishte ishemia cerebrale. Mimica lindi në Gjirokastër më 24 dhjetor të vitit 1937.

Ajo e nisi karrierën e tij në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë në periudhën 1951-1962. Më pas ajo u pranua si aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role në 15 vjet.

Luca ka interpretuar në 12 filma, teksa ka pasur pasion edhe shkrimin e dramave, ku më e njohura ishte “Drita”. Në vitin 1977 ajo nisi punën si pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, dega Dramë. Aktorja ishte e martuar me artistin e shquar Ndrekë Luca, me të cilin kanë dy fëmijë, Gjergjin dhe Rozafën.

ROLET E MIMICA LUCËS

Viktimat e Tivarit (1996)

Treni niset më shtatë pa pesë – (1988)-Nëna e Etlevës

Botë e padukshme – (1987)-Leni, bashkëshortja e Iliazit

Përrallë nga e kaluara – (1987)-Nëna e Marigosë

Rrethimi i vogël – (1986)-Shega

Të shoh në sy (Film TV)(1985)-Nëna e Gjergjit

Shi në plazh – (1984)-Nëna e Alberit

Taulanti kërkon një motër – (1984)-Edukatorja

Nxënësit e klasës sime (1984)-Drejtoresha e shkollës

Zambakët e Bardhë – (1983)-Drita, sekretare partie

Në shtëpinë tonë – (1979)-Nëna e Anës

Kur hidheshin themelet – (1978) (TV)-Laja

Kryengritje në pallat – (1972)

Detyrë e posaçme – (1963)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit