Së fundmi kanë dalë detaje të reja nga vrasja tronditëse e shqiptarit Julian Kosova në Mykonos në Greqi. Raportohet se ngjarja e rëndë e këtij krimi nuk ka qenë sherri për një vajzë. Është pronari i lokalit, që tregon se autori dhe viktima nuk janë zënë për vajzën dhe se ajo nuk ka pasur lidhje romantike me asnjërin prej djemve.
Ai tregon se dy djemtë dolën për tu sqaruar jashtë dhe pikërisht atje ka ndodhur edhe ngjarja e rëndë. “Vajza ishte vetëm në lokal, nuk ishte në një lidhje me askënd. Viktima dhe autori ishin klientë në lokal, debatuan dhe dolën jashtë. Mes tyre kishte tension brenda lokalit dhe dolën jashtë për të zgjidhur problemin e tyre.
Kanë pasur probleme me njëri-tjetrin, nuk e di çfarë dhe si, nuk e di saktësisht. Pasi dolën nga lokali u përleshën fizikisht, autori më pas shkoi mori një armë dhe qëlloi personin tjetër. Autori di që është djalë i mirë, nuk është përfshirë në zënka të mëparshme”, tha ai.
Këtë e ka pranuar edhe vetë autori 33-vjeçar, Athanasios Nazos, i cili është shprehur se krimi nuk ka ndodhur për shkak të pasionit. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit të së hënës në zonën Skylambela të Mykonos. Pasi debatuan në lokal, dy të rinjtë dolën jashtë dhe vazhduan të ziheshin. Në një moment, 33-vjeçari u largua dhe të gjithë menduan se sherri kishte përfunduar.
Por ai u kthye sërish i armatosur me pushkë gjuetie, që e kishte marrë në shtëpi dhe goditi dy herë në kokë të riun shqiptar. Kosova mësohet se kishte në pronësi një shtëpi luksoze në një zonë të Mykonos, që ua jepte me qira turistëve në muajt e verës. Shtëpia kishte kushtuar 150 mijë euro dhe kjo kishte qenë një ëndërr e tij.
Së fundmi ai e kishte rikonstruktuar dhe i kishte vendosur edhe një pishinë të vogël në tarracë për t’i rritur vlerën pronës. Babai i 34-vjeçarit vlonjat punon si polic në Shqipëri, ndërsa i vëllai jeton në Angli, ku merret me ndërtim.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.