Vrau 34-vjeçarin shqiptar pasi ngacmoi një vajzë, pronari i hotelit në Greqi: Isha i dehur!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.02.2023, 11:11

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Mykonos të Greqisë. Një 34-vjeçar shqiptar u vra me armë zjarri nga një 33-vjeçar grek. Athanasios Nazos, 33-vjeçari nga Mykonosi vrau 34-vjeçarin shqiptar Julian Kosova, teksa në dëshminë e tij të dytë ka rrëfyer se ishte i dehur dhe nuk kishte qëllim ta vriste. Ngjarja ndodhi pas një debati në lokalin e grekut, pasi shqiptari i kishte ngacmuar dhe ofenduar një vajzë në lokal.

Autori në dëshminë e tij ka thënë se ka qenë i dehur në momentin e përleshjes me të riun shqiptar, të cilin e vrau me armë gjahu. Sa i përket vajzës persona të afërm të të riut grek thonë se nuk ishte e dashura, por një kliente që e shpëtoi nga ofendimet e shqiptarit.

“Shqiptari e ofendoi vajzën dhe më pas të dy nisën përleshjen që zgjati rreth 10 minuta. Nën efektin e pijes, gjërat morën kthesë të pakëndshme”, shtoi burimi për ‘Protothema’. Të afërm të 34-vjeçarit shqiptar tregojnë se babai i tij ka qenë polic në Shqipëri ndërsa vëllai ka emigruar për në Angli, ku është punëtor ndërtimi. Viktima punonte në ishull si elektricist dhe kishte arritur që të ndërtonte një shtëpi luksoze që e jepte me qira për 800 euro/nata gjatë muajve të verës.

Ndërkohë 23 vjeçarja e cila dyshohet se u bë ‘molla e sherrit’ mes pronarit grek të një hoteli në Mykonos dhe 34 vjeçarit shqiptar rrëfyer se para vrasjes, ka pasur një përleshje fizike që ka zgjatur 10 minuta, teksa shton se me shqiptarin kishte pasur një lidhje dy vite më parë dhe më pas gjatë kohës që punonte në hotel, greku kishte shprehur interes për të.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit