Kërcënime me bomba gati në gjithë Shkupin: Nuk do të ndalemi derisa të largohet LSDM

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.02.2023, 11:02

Kërcënime me bomba sot janë dërguar në disa adresa elektronike të mediave por edhe institucioneve tjera. Ndryshe nga herave tjera, kërcënuesit sot kanë shkruar se këto kërcënime nuk do të ndalen derisa nuk tërhiqet LSDM-ja nga pushteti por këtë LSDM nuk po e bën.

Kërcënim me bombë është dërguar në adresën elektronike të Kanal5 televizionit si dhe në Muzeun e Qytetit të Shkupit, në Muzeun shkenco-natyror, muzeun arkeologjik, shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës, QTQ, East Gate, Biser, Flatiron, Xhevahir, Gjykatën ADministrative, në Vila Vodno në zyrën e presidentit Pendarovski, në hotel Marriot, nëhotel Aleksandar Palace, në sallën Boris Trajkovski, në FFM dhe një stacionin hekurudhor.

Të gjitha këto objekte janë kontrolluar nga ekipet e MPB-së por të gjitha alarmet ishin të rrejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit