Emigracioni/ Shqiptarët përbëjnë popullsinë e nëntë më të madhe në BE nga e gjithë bota

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.02.2023, 08:21

Shqiptarët çdo ditë e më shumë po zënë një peshë të rëndësishme në vendet e Bashkimit Europian, pasi sipas një raporti të fundit të INSTAT, renditen të nëntit në Europë në listën e qytetarëve të jo-BE-së, që jetojnë në një nga shtetet e Bashkimit Europian, me rreth 2.4% të totalit të të huajve jo shtetas të BE-së, që jetojnë në një nga vendet e BE-së.

Në fillim të vitit 2021, në BE banonin 23.7 milionë njerëz që nuk ishin shtetas të një shteti anëtar. Kjo ishte e barabartë me 5.3% të popullsisë së BE-së. 31 shtetësi jashtë BE-së kishin të paktën 1.0% të të gjithë shtetasve jo-BE që jetonin në BE, ashtu si edhe joshtetasit e njohur.

Komunitetet më të mëdha ishin marokene (8,7% e të gjithë njerëzve që banonin në BE që nuk ishin shtetas të një shteti anëtar të BE-së), turq (8,5%) dhe sirianë (5,2%), pastaj Kina, me rreth 4.2%, Mbretëria e Bashkuar me rreth 4%, Ukraina, me rreth 3.9%, Rusia, me 3.5%, Algjeria me rreth 3% dhe më pas Shqipëria.

Kujtojmë se Shqipëria ka 2.8 milionë banorë aktualisht, teksa Maroku ka 37 mln, Turqia 85 mln, Siria 21 mln, Kina 1.4 mld, Mbretëria e Bashkuar 67.3 mln, Rusia 143 mln, Algjeria 44 mln, teksa shqiptarët krahasohen me indianët, që vijnë pas nesh, në vend të dhjetë (India ka 1.4 miliardë banorë).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit