Së shpejti në treg xhinse me “airbag”, mbrojnë motoçiklistin në rast aksidenti

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.02.2023, 02:10

Stilistët kanë gjetur një zgjidhje të çuditshme për mungesën e airbag-ut në motoçikleta duke i vendosur ato brenda pantallonave të drejtuesit.

Marka suedeze Mo'cycle ka krijuar një palë xhinse prej 499 dollarësh (416 £) që fryhen brenda sekondave për të mbrojtur pjesën e poshtme të trupit në rast aksidenti.

Xhinset 'Airbag' të disponueshme për t'u porositur nga data 28 shkurt, mbushen me CO2 sapo drejtuesi i fillon të bjerë nga motori i tij. Xhinset ofrojnë një mënyrë të re për të mbrojtur motoçiklistët, të cilët kanë shkallën më të lartë të lëndimeve nga të gjithë përdoruesit e rrugës, pjesërisht për shkak të mungesës së mbrojtjes adekuate.

Xhinset janë po aq të rehatshme sa çdo pantallon tjetër, dhe janë bërë me pëlhurë rezistente ndaj ujit dhe gërryerjes, thotë Mo'cycle në faqen e saj të internetit.

Si funksionojnë xhinset?

Xhinset janë të lidhura me një lidhëse me motoçikletën. Lidhësja është elastike, kështu që drejtuesi është në gjendje të lëvizë me lehtësi trupin e tij. Motoçikleta nuk ka nevojë për ndonjë përshtatje të veçantë për të lidhur lidhësin. Kur drejtuesi fillon të bjerë nga sedilja për shkak të ndonjë goditjeje ose incidenti, lidhësja shkëputet nga xhinset. Në këtë mënyrë, mekanizmi aktivizohet njësoj si një rrip sigurie pas goditjes. Shkëputja e lidhëse nga xhinset shkakton lëshimin e një pistoni me susta që shpon fishekun e CO2, duke lëshuar gazin dhe duke fryrë airbag përpara se drejtuesi të bjerë në tokë.

Pëlhura është jashtëzakonisht rezistente ndaj gërryerjes, por duket dhe ndjehet si xhins i zakonshëm. Para aktivizimit, airbag-u është plotësisht i padukshëm, por hapet brenda milisekondave. Pas aktivizimit, airbag-u shfryhet, kështu që sistemi mund të ringarkohet me një fishek tjetër CO2 dhe të ripërdoret për udhëtimin tjetër.

Përveç airbag-ut, xhinset janë të pajisura me sfungjer në gjunjë për t'i dhënë mbrojtje shtesë kapakëve të gjurit. Prodhuesit pretendojnë se i kanë testuar xhinset me shpejtësi deri në 43 milje në orë (70 km/orë) dhe ato kanë pësuar vetëm gërryerje minimale në pëlhurë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit