Mafia shqiptare kërcënon deputeten ekuadoriane, i lënë letër me shënimin “I vdekur”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.02.2023, 01:04

Deputetja ekuadoriane Viviana Veloz thotë se ajo dhe këshilltari i saj janë kërcënuar me vdekje gjatë fundjavës nga mafia shqiptare.

Sipas deputetes qëllimi i kanosjes ka qenë parandalimi i ecurisë së hetimeve për korrupsion të dyshuar në qeveri, në kuadër të çështjes Encuentro, si dhe parandalimi i raportimit të policisë për lidhjet e dyshuara mes trafikut të drogës dhe mafies shqiptare.

Këtë situatë Veloz e bëri të ditur mëngjesin e së hënës, 20 shkurt, gjatë një seance virtuale të komisionit. Deputetja tregoi një fotografi në celularin e saj dhe tha se të dielën kanë lënë një shënim në automjetin e këshilltarit të saj, Christian González, me logon e mafies shqiptare dhe një fjalë në shqip ku thuhet "i vdekur". "

Shënimi u vendos kur automjeti ishte parkuar jashtë Universitetit Qendror të Ekuadorit, në qendrën veriore të Quitos. Veloz raportoi se ajo mori edhe mesazhe kërcënuese në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo e konsideroi qeverinë përgjegjëse për atë që mund t'i ndodhte asaj, familjes së saj, ekipit të saj të punës dhe njerëzve të afërt me të. Ajo ka raportuar se sot do të zyrtarizojë denoncimin në Prokurori.

Nëse pushteti politik nuk është bashkuar me mafian, atëherë pse po fillojnë të na kërcënojnë me vdekje?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit