Lireta, napolona ari, dollarë dhe paund/ Zbulohet pasuria marramendëse e Mbretit Zog

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.02.2023, 22:50

Pak ditë më parë Arkivi i Shtetit publikoi dokumentin zyrtar që tregonte vjedhjen e kryer të Mbretit Ahmet Zogu ndaj shqiptarëve.

Në prill të vitit 1939, kur Mbreti Zog u largua përmes kufirit me Greqinë, ai dhe shoqëruesit e tij kanë marrë me vete një sasi prej plot 250 mijë napolonash apo monedhash ari.

Por përveç këtyre napolonave të vjedhur ai kishte edhe pasuri të tjera të krijuara “falë tregtive” që kryente gjatë kohës që ishte Mbret. Sipas historianëve pasuria e Mbretit Zog pa bizhuteritë dhe floririn në ditët e sotme do të kapte vlerën e 10 milionë eurove.

Në 1919, Zogu ka bërë një marrëveshje me një industrialist italian për pyjet e zonës së Pukës dhe Fushë Arrëzit. Ai ka marrë deri para vitit 1925, deri në 3 milionë lireta për marrëveshjen e pyjeve. Kjo marrëveshje mendohet t’i ketë sjellë 100 mijë stërlina në flori. Ndërkohë që për oborrin mbretëror caktoi një buxhet të majmë pasi vetë paguhej me 500 mijë franga ari ose 25 mijë napolona floriri në vit.

Ai kishte një koleksion bizhutetish që u zbulua në një ankand në vitin 1959. Zogu para se të ikte nga Shqipëria kishte krijuar dy llogari bankare. Një e kishte të llojit bankë, 50 mijë stërlina dhe një në Westmister Bank” me kapital amerikan, kishte 82 mijë dollarë. Ai fitoi edhe një kompensim lufte ku mori 52 mijë stërlina.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit