ASH: Deklaratat e Llatasit janë përdhunim i dytë për viktimën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.02.2023, 19:34

Deklarata publike e Dragan Pavlloviç Llatas, në të cilën ai rrëfen me krenari një akt të rëndë përdhunimi, është e vrazhdë sa vetë akti që ka kryer, thuhet në reagimin e sotëm të Asamblesë së gruas nga Aleanca për Shqiptarët.

“Deklaratat e tilla janë një dhunim i dytë për viktimën, normalizim i veprave të tilla te personat që kanë predispozita të njëjta me Llatasin dhe duhet të jenë si kambanë alarmi për institucionet.

Ftojmë Prokurorinë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme që ky rast të mos zvarritet dhe të përfundojë si shumë raste të tjera që vjetërsohen në sirtare, por përfundimisht, shembujt e tillë të marrin dënimin e merituar për të shërbyer si mësim për të tjerët.

Fëmijët, gratë dhe vajzat në shoqërinë tonë janë nën rrezik permanent, aq më tepër kur publikisht cënohen dhe devalvohen nga persona me ndikim publik, ndërkohë institucionet heshtin para rasteve të këtilla”, thuhet në reagimin e ASH-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit