Ambasadori Rohde kujton 20 shkurtin, ditën kur Gjermania njohu pavarësinë e Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.02.2023, 15:38

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka kujtuar 20 shkurtin, ditën kur Kosova dhe Gjermania, 15 vjet më parë vendosën marrëdhënie diplomatike.

“Në këtë ditë, 15 vjet më parë, Gjermania dhe Kosova vendosën marrëdhënie diplomatike përmes njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur”, ka shkruar ai.

Ambasadori Rohde ka shtuar se ishte Karl-Albrecht Wokalek, shefi i atëhershëm i Zyrës Ndërlidhëse Gjermane në Prishtinë, i cili i dorëzoi Presidentit të asaj kohe, Fatmir Sejdiu letrën zyrtare me të cilën Gjermania njohu pavarësinë e Kosovës.

“Ajo që na lidh nuk është vetëm një partneritet i ngushtë, por një miqësi e vërtetë e bazuar në vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e ngushta mes njerëzve tanë. Është nder t’i shërbej kësaj miqësie si ambasador gjerman”, ka shkruar Rohde.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit