Ish – komandanti i KFOR’it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO vetëm pas zgjidhjes politike përfundimtare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.02.2023, 14:37

Tensionet e vitit të kaluar në Veri, asociacioni, mundësitë për një konflikt të ri dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO janë disa nga temat për të cilat ka folur ish – komandanti gjerman i KFOR-it, Ehard Bühler në një intervistë, me rastin e përvjetorit të 15-të të pavarësisë së Kosovës.

Erhard Buhler kishte qenë i prerë në vitin 2011, kur ishte ballafaquar me bllokimin e rrugëve në pjesën veriore të Kosovës. Asokohe serbët po protestonin për shkak të vendosjes të pjesëtarëve të njësisë speciale të Kosovës në pikat kufitare.

“Nuk do të ketë herë tjetër. Nëse bllokohemi përsëri më duhet ta përdor forcën” shprehej para gazetarëve ushtaraku gjerman.

Për shkak se Buhler në krye të KFOR’it vinte nga ushtria gjermane, ngjarjet në Veri kishin tensionuar raportet Berlin – Beograd. Më vonë, një delegacion parlamentarësh gjermanë kishte çuar 7 kushte në Beograd të cilat Serbia duhej t’i plotësonte teksa ec në rrugë europiane. Aty përfshihej edhe shuarja e struktutrave paralele në Veri.

Një situatë e ngjashme, rebelimi i serbëve, është përsëritur edhe në fund të vitit që shkoi – banorët lokalë për 19 ditë kishin vendosur barrikada si akt mosbindjeje ndaj Prishtinës. Buhler ka folur për gazetënexpress në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ai ka shprehur shqetësimet për këto tensione, por thekson se gjasat për një konflikt të ri janë të ulëta.

Gjenerali Bühler beson se anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk do të ndodh pa arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare, derisa nënshkrimin e Asociacionit e sheh si nevojë urgjente.

Z. Bühler, Kosova të premten festoi 15-vjetorin e Pavarësisë. Çfarë mendoni, si e gjeti ky përvjetor Kosovën në aspektin e sigurisë?

Bühler: Pikë së pari, do të doja t’i uroja të gjithë qytetarët e Kosovës për Ditën e Pavarësisë, t’i uroja paqe, stabilitet, progres si shtet dhe komb dhe prosperitet në të ardhmen. Kur bëhet fjalë për situatën e sigurisë, jam i shqetësuar për tensionet e përsëritura gjatë vitit të kaluar në veri. Gjithsesi, nuk ka pasur kurrë kërcënim për sigurinë e gjithë vendit.

A do të jetë në gjendje KFOR- i që ta ruajë stabilitetin në veri të Kosovës dhe për sa gjatë?

Bühler: Po sigurisht, KFOR është duke ruajtur stabilitetin dhe do ta ruajë. Ky është misioni i tyre, i cili do të zgjasë deri të arrihet një zgjidhje përfundimtare politike.

Sa janë mundësitë e një konflikti?

Bühler: Mundësitë për një konflikt të hapur janë të ulëta. Gjithsesi, të gjithë duhet të vazhdojnë të punojnë që të sigurohen që këto mundësi të mbesin të ulëta. Kjo është një detyrë politike, përgjegjësi e përfaqësuesve të zgjedhur. Unë kam përshtypjen që shumica e popullsisë duan që të jetojnë në paqe dhe stabilitet. Gjithashtu, kam përshtypjen që populli është duke vazhduar drejt normalizimit të raporteve të përditshme mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Por me kaq shumë deklarata të përfaqësuesve, sidomos atyre në Serbi, por edhe në Kosovë,dyshoj që ky është rasti me politikanët përgjegjës dhe analistët. Për mua, vullneti për pajtim dhe për normalizim nuk është mjaft i qartë në nivelin më të lartë.

Cili është mendimi juaj për anëtarësimin e Kosovës në NATO? Çfarë ndikimi do të kishte?

Bühler: Unë dua që të japë një përgjigje të sinqertë. Me shumë gjasa kjo do të ndodhë vetëm kur të gjindet një zgjidhje përfundimtare politike. Kujtojeni që ne ende kemi shtete në NATO që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Në anën tjetër, anëtarësimi në NATO duhet të jetë e ardhmja për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, ministri kosovar i Mbrojtjes është duke bërë një punë të shkëlqyeshme në kërkimin e bashkëpunimit me NATO- n kurdo që është e mundshme, madje nën pragun e anëtarësimit, e në të njëjtën kohë po e ndërton Ushtrinë e Kosovës sipas standarteve të NATO- s. Kjo është rruga e duhur dhe pragmatike për periudhën e tranzicionit.

Situata aktuale në Veri të Kosovës është e qetë, por a mendoni që do të ketë përshkallëzim të situatës nëse nuk arrihet marrëveshje për asociacionin?

Bühler: Marrëveshja për Asociacionin është nevojë urgjente. Përndryshe ai pengon proceset e mëtutjeshme, zhvillimin dhe stabilitetin në gjithë vendin. Shpresoj që të dy palët të jenë të vetëdijshme për këtë.

Cili është rekomandimi juaj për një zgjidhje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë?

Bühler: Besoj që është në interes të qytetarëve të dy vendeve që të fokusohen në të ardhmen dhe të mos jetojnë në të kaluarën. Ne duhet ta harrojmë të kaluarën, por mbi të gjitha ne duhet t’i marrim në të ardhmen të rinjtë nga të dy vendet bashkë me neve, dhe mos t’i instrumentalizojmë ata që nuk e kanë përjetuar përjashtimin, shtypjen, krimin dhe luftën. Me këtë në mendje, ne duhet të kemi sukses në nismën e pajtimit dhe shmangien e retorikës agresive. Përndryshe nuk do të ketë zgjidhje finale politike.

A mund ta bëni një parashikim se ku do të jetë Kosova pas 15 vitesh? Bühler: Nuk kam parashikim, por një dëshirë. Unë dua që Kosova dhe Serbia të kenë një të ardhme paqësore dhe të bëhen anëtarë të besueshëm të bashkësisë së shteteve evropiane dhe transatlantike. Unë dua që Republika e Kosovës të vazhdojë rrugën e suksesshme që nga përfundimi i luftës – gati 25 vjet më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit