Alda Klosi mbetet në burg, avokati: Paratë janë të vëllait, ajo nuk ka përse deklaron pasurinë e saj

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 20.02.2023, 12:30

Alda Klosi u njoh sot edhe një herë me masën e arrestit me burg, teksa avokati i saj nuk është aspak dakord me vendimin e gjykatës. Ai deklaron gjithashtu se është vendosur në mënyrë të padrejtë vendimi për sekuestrimin e një apartamenti në pronësi të ish-bashkëshortit të Klosit.

“Ka pranuar që banesa e saj është vjedhur. Ajo ka thënë se shuma e vjedhur janë paratë që vëllai i saj ka marrë hua për xhaxhain. Në të ardhmen do të kompensohej me një truall që ata kanë në bashkëpronësi në Tiranë. Para disa ditësh prokuroria ka sekuestruar një apartament të regjistruar në emër të ish-bashkëshortit të Alda Klosit pasi ata ishin ndarë me njëri tjetrin.

Ata janë divorcuar më përpara dhe Alda Klosi ka në kujdestari dy fëmijët e mitur. Ata kanë vazhduar marrëdhënie korrekte për hir të dy fëmijëve. Ajo që thotë prokuroria ka nevojë të verifikohet. Kjo nuk do të thotë se Alda Klosi ka nevojë të rrijë në burg derisa të provohet vërtetësia e tyre. Natyrisht ka vend për t’u kontestuar. Është vetëm apartamenti që ndodhet në rrugën Frederik Shiroka të vendosur nga ish-bashkëshorti në vitin 2021, pas divorcit të tyre”, tha fillimisht ai.

Avokati shtoi se Alda Klosi nuk ka për detyrim të deklarojë të ardhurat e saj, pasi nuk mban më poste. “Klientja ka deklaruar çdo gjë që ka pasur në pronësi të saj derisa ka qenë subjekt i vetëdeklarimit. Prej gushtit të vitit 2022 nuk ka qenë më subjekt i vetëdeklarimit. Ndërsa për paratë e vëllait të saj ajo nuk ka për detyrim të deklarojë asgjë”, u shpreh avokati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit