Blendi Gonxhe ndryshon mendje: Do rrisim çmimin e patentës për t’ju mbrojtur ju!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.02.2023, 11:20

Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, vazhdon të ndryshojë deklaratat në lidhje me çmimin e patentës.

Fillimisht ai deklaroi në një intervistë televizive në një TV pranë qeverisë se çmim i patentës do të shkojë në 850 mijë lekë. Kjo bëri që opinioni të ziejë dhe të shpërthejë kundër kësaj deklarate. Pas reagimeve të shumta publike, Gonxhe u tërhoq dhe deklaroi se “lajmi është i gabuar pasi çmimi i patentës as do rritet dhe as do dyfishohet”.

Pak orë pasi lajmi mori dhenë, me anë të një reagimi në rrjetin e tij social Facebook, shprehej se ky lajm nuk është i vërtetë, pasi DPSHTRR po përpiqet të eliminojë korrupsionin që ka përfshirë autoshkollat.

Ndërkohë në një intervistë televizive për një tjetër TV me lidhje me pushtetin ai ka konfirmuar se rritja e çmimit do të ndodhë duke mashtruar qytetarët dhe duke synuar të konfuzojë këta të fundit duke e shitur procesin si formalizim të tregut të autoshkollave.

Ai tha se autoshkollat që punojnë nën kosto do e çojnë programin për marrjen e lejes së drejtimit 85000 Lekë të reja. Sipas Gonxhes kjo do të bëhet me qëllim për të rritur sigurinë rrugore.

“Ka bërje programimi tamam. Ajo që është bërë më përpara, që ka bërë një kurs me çmim të ulët, nuk ka bërë kursin e duhur ndaj ka pasur ato çmime. Do të ishte rritje nëse ne do të thoshim do rriten seancat në autoshkolla.

Nuk ka rritje në kuadrin e programit, ka formalizim të procesit. Ky fiskalizim dhe formalizim sjell atë që e kanë bërë në mënyrë korrekte disa autoshkolla që e kanë faturuar sa duhet, tani do ta bëjnë të gjitha autoshkollat. Ato që konkurrojnë nën kosto prishin tregun që do të thotë kërcënojnë sigurinë rrugore dhe rrezikojnë jetën tonë.

Ky është një shqetësim i përditshëm dhe shkurti ka nisur çdo ditë me një këmbësor të vdekur në vijat e bardha. Këtu bëhet fjalë për të mbrojtur sigurinë rrugore dhe jetën e njerëzve”, tha Gonxhe.

Deri më tani Gonxhja ka ndryshuar tre herë deklaratën në lidhje me çmimin e patentës. Dhe në çdo deklaratë mundohet që të fshehë marrëveshjen mes DPSHTRR dhe DPT dhe Shoqatat e Autoshkollave, që do të sjellë rritje çmimi të patentave.

Vetë kreu i DPSHTRR përmendi se këto abuzime në autoshkolla vazhdojnë ndër vite, por si drejtues i një institucioni cili ka qenë roli i tij në DPSHTRR kur nuk mundet as të evidentojë e as të parandalojë shkeljet për të cilat është i vetëdijshëm?!

Dhe pse eliminimi i korrupsionit të krijuar nga vetë ata duhet të përkthehet në kosto për qytetarët?

Për këto pyetje Gonxhe nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Ai vazhdon të fshehë paaftësinë e tij pas fjalës “formalizim i autoshkollave”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit