I dëshpëruar thellësisht/ Vrau djalin me çekiç, Shefki Bylykbashi del sot para gjykatës

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 20.02.2023, 10:13

Ka dalë ditën e sotme para Gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës, Shefki Bylykbashi, 77-vjeçari, i cili vrau djalin e tij të dehur në oborrin e shtëpisë, pasi gjatë një përleshjeje mes tyre, 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi kishte dashur ta hidhte në pusin e shtëpisë.

Në kushtet e vetëmbrojtjes, 77-vjeçari rrëmbeu një çekiç që thyen gurët dhe goditi disa herë në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. Ditën e sotme i moshuari ka dalë para gjykatës dhe është shfaqur në gjendje tepër të renduar psikologjike, i penduar thellësisht për gjestin e bërë.

Siç duket në fotot e publikuara, ai ul kokën poshtë dhe duket tejet i rënduar psikologjikisht. "Më lini more, njeri jam dhe unë", dëgjohet t'i thotë i moshuari policëve që i ngrejnë kokën lart për të qëndruar si duhet. Familjarët e tij fillimisht e mohuan krimin e të moshuarit, duke e kamufluar sikur viktima kishte shkuar i pirë në shtëpi dhe ishte rrëzuar nga shkallët.

Hamdiu në muajt e fundit po kalonte një gjendje të rëndë psikologjike për shkak të ndarjes nga gruaja dhe pas divorcit të para disa muajve, kishte lënë Francën, ku jetonte si emigrant dhe ishte kthyer në shtëpinë e prindërve, ku më pas humbi jetën në një sherr të momentit me babanë e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit