Durrësi shërben si “stop” i oligarkëve rusë! Kalojnë naftë kontrabandë nën hundën e Pirro Vëngut

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.02.2023, 09:45

Sot në Portin e Durrësit është ndaluar dhe sekuestruar një anijeje gjigante me 22 500 tonë naftë. Nafta ishte kontrabandë nga Rusia dhe po transportohej në një anije libiane, e cila është bllokuar nga autoritetet. Anija çisternë me flamur liberian, me dokumentacion të falsifikuar dhe me naftë nuk dihet ende se nga kush ishte porositur, por ajo që dihet është se kjo ngarkesë nafte është marrë nga vendet me embargo për naftën, konkretisht nga Rusia.

Anija ishte nisur nga Azerbajxhani dhe pretendohet se më pas është ngarkuar me naftë në portin Kallamata, Greqi, nga një anije tjetër, në një sasi prej 22 500 tonë lëndë djegëse naftë. Kjo nuk është hera e parë që në portin e Durrësit, me drejtor Pirro Vëngun, kapet një anije kontrabandë me naftë nga Libia, pasi ka plot raste të tjera të mëparshme ku anijet me naftë kontrabandë kalojnë nën hundën e drejtorit, duke u shërbyer oligarkëve rusë.

Nëse anija nuk do të ishte ndaluar nga policia, nafta po të shitej në treg do të sillte një shumë të madhe parash në xhepat e atyre që kanë porositur naftën. Ndërkohë u bë sekuestrimi i anijes dhe i dokumentacionit të lundrimit të kapitenit, si dhe bllokimi i ekuipazhit që përbëhej nga 22 shtetas, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet e thelluara, me qëllim dokumentimin sa më të plotë të kësaj veprimtarie të kunndërligjshme dhe për identifikimin e shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari, si persona fizikë apo juridikë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit