Kërcet dajaku mes familjarëve në Vushtrri: Tre vëllezër rrahin djalin e xhaxhait, dërgohet në QKUK

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.02.2023, 09:13

Jo rrallëherë konfliktet mes anëtarëve të një familje eskalojnë në sulme brutale e kërcënime serioze. Policia ka intervenuar në shumë raste të tilla, ku të përfshirë kanë qenë motrat, vëllezërit, baballarët e familjarët e tjerë.

Kështu ka ndodhur edhe në një familje në Vushtrri, por këtë herë sherri ka plasur mes fëmijëve të dy vëllezërve,burimet të sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur dje në mesditë kur një 30-vjeçar u sulmua derisa ishe duke shkuar te shtëpia, kur papritmas u përballë me djemtë e xhaxhait të tij.

Sipas informacioneve të para, viktima është sulmuar fizikisht dhe për pasojë ka marrë lëndime trupore, për çka u dërgua fillimisht në Emergjencën e Vushtrrisë e më pas është transferuar në QKUK, për trajtim të mëtejmë mjekësor, mësohet se konflikti mes tyre që kaloi në sulm fizik lidhet me disa mosmarrëveshje të mëhershme që palët kanë pasur mes vete në familje.

Tre të dyshuarit kanë vendosur që hesapet t’i qërojnë duke e rrahur viktimën, por që përfunduan në Polici.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur ta arrestojë tre të dyshuarit, të cilët më pas janë dërguar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit