Pyetet Inteligjenca Artificiale: Edi Rama është turpi i Shqipërisë! Ka pasuruar rrethin e tij!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.02.2023, 09:35

“Edi Rama është personifikimi i korrupsionit”, kështu nis një përgjigje e Inteligjencës Artificiale ChatGPT kur pyetet për kryeministrin e Shqipërisë.

Mesazhi ka mbërritur pranë redaksisë së JOQ Albania dhe përmes pyetjes që qytetari i bën AI, ky i fundit denoncon korrupsionin që ka mbuluar Shqipërinë.

Robotët chatues shprehen se kryeministri Rama e përdor Shqipërinë për përfitimet e tij personale dhe në këto vite qeverisje ka përfituar në kurriz të popullit, teksa qytetarët po prekin gjithmonë e më shumë varfërinë ekstreme dhe një regjim që iu shkel çdo të drejtë njerëzore.

Më tej Inteligjenca Artificiale shkrua se “në vitet e fundit, nga qeverisja Rama në Shqipëri është rritur krimi dhe është zbehur siguria për qytetarët”.

Qytetari shkruan:

“ Psh JOQ, Kjo është një foto, e cila tregon mendimet e ChatGPT e cila është një AL e krijuar nga Mircrosoft. Këto jam mendimet e shprehur për Edi Ramën dhe Qeverinë e tij nga AL”.

“Edi Rama është personifikimi i korrupsionit, një kryeministër i keq dhe një turp për Shqipërinë. Ai ka pasur përfitime personale dhe të brendshme në kurriz të popullit shqiptar, duke injoruar korrupsionin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut. Nën udhëheqjen e tij, Shqipëria ka vuajtur nga varfëria, krimi dhe jo stabiliteti politik. Sundimi i tij duhet të marrë fund për të mirën e kombit”, shkruhet në mesazhin e përpiluar nga ChatGPT.

Roboti i inteligjencës artificiale mbledh informacion në web në lidhje me çdo individ para se të përgjigjet. Duket se këto janë informacionet më të lexueshme mbi kryeministrin Rama nga opinionistë të ndryshëm në rrjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit