Organizatat ndërkombëtare në të cilat u anëtarësua deri tani Kosova dhe cilat i synon

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.02.2023, 08:37

Me gjithë pengesat e shkaktuara nga Serbia kundër Kosovës, Kosova është bërë anëtare e disa organizatave ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe organizata më të rëndësishme financiare e sportive. Disa prej tyre janë:

-Banka Botërore

–Organizatat ndërkombëtare në të cilat u anëtarësua deri tani Kosova dhe cilat i synon

– Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim

– Federata Botërore e Futbollit

-Federata Evropiane e Futbollit

-Komiteti Olimpik

-Organizata Botërore e Doganave

-Marrëveshja për Tregti të Lirë e Evropës Qendrore.

Ndërkaq, Kosova nuk është anëtare e:

-Organizatës së Kombeve të Bashkuara

– Bashkimit Evropian

– Këshillimit të Evropës

– Organizatës Botërore të Tregtisë

– Organizatës Botërore të Shëndetësisë

-Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Serbia ka penguar që Kosova të anëtarësohet në :

– Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL)

– Agjencinë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO).

Tabelë ilustruese ku shihen se ku është dhe ku nuk është e anëtarësuar Kosova

Çështja e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare paraqet proces të rëndësishëm dhe ringjallje për vendin. Hapin e parë më të rëndësishëm Kosova ndërmori, me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asocim në vitin 2015.

Para shpalljes së pavarësisë, çështja e anëtarësimit të Kosovës në OKB nuk ka qenë prioritet dhe në vend të saj theksi ishte në anëtarësimin në organizatat tjera ndërkombëtare.

Atë kohë, Martti Ahtisaari, në një deklaratë të tij nga viti 2008 pati thënë:

“Ata [Kosova] duhet të bëhen anëtarë të organizatave ndërkombëtare financiare, siç është FMN-ja. OKB-ja mund të vijë më vonë, ajo nuk është aq me rëndësi nëse disa shtete shkaktojnë probleme”.

Për anëtarësimin e Kosovës në OKB pengesa më të mëdha kanë qenë Rusia dhe Kina. Pozicionet e këtyre dy vendeve e kanë bllokuar perspektivën e Kosovës për anëtarësim në OKB një kohë të gjatë.

Procesi e Marrëveshja e Stabilizim Asociimit

Procesi i Stabilizim- Asociimit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor është lansuar më 1 nëntor 2000, si kornizë e politikave evropiane për marrëdhëniet midis BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, deri në anëtarësimin eventual të tyre.

Më pas, më 27 tetor të vitit 2015 në Strasburg të Francës është nënshkruar Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, e cila hyri në fuqi me 1 prill 2016.

Çfarë është marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA)?

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) është marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Kjo marrëveshje përcakton mekanizmat dhe afatet zyrtare për zbatimin e të gjitha reformave që do ta përafrojnë Kosovën në mënyrë progresive me BE-në, në të gjitha fushat e politikave, deri në përmbushjen e të gjitha standardeve të BE-së.

Kuvendi i Kosovës në kuadër të zbatimit të MSA-së, më 10 mars 2017 ka miratuar Programin Kombëtar për zbatimin e MSA-së, i cili përbën dokumentin kryesor kombëtar të politikave të anëtarësimit në BE.

Datat më të rëndësishme sa u përket marrëdhënieve mes Kosovës dhe BE-së

1 nëntor 2000- Nisja e Procesit të Stabilizim-Asociimit për Evropën Juglindore

21 qershor 2003- Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor

1 prill 2005- Komunikata e Komisionit Evropian e ardhmja evropiane për Kosovën

4 shkurt 2008- Veprimi i përbashkët për themelimin e EULEX-it në Kosovë

17 shkurt 2008– Shpallja e pavarësisë së Kosovës

9 dhjetor 2008- EULEX-i bëhet operacional

14 tetor 2009- Komunikata e Komisionit Evropian Kosova- Realizimi i perspektivës evropiane të saj

19 janar 2012- Komisioni Evropian e fillon dialogun për liberalizim të vizave

10 shtator 2012- Kosova e shpallë përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur

10 tetor 2012- Studimi i fizibilitetit për MSA-në

25 korrik 2014- Inicimi i MSA-së ndërmjet BE-së dhe Kosovës

27 tetor 2015- Nënshkrimi i MSA-së

10 mars 2016- Kuvendi i Kosovës e miraton PKZMSA-në

1 prill 2016- MSA hyn në fuqi

4 maj 2016- Komisioni Evropian i propozon institucioneve të BE-së liberalizimin e vizave për qytetaret e Kosovës

9 nëntor 2016- Qeveria e Kosovës e aprovon Agjendën e Reformës Evropiane për të maksimizuar përfitimet ekonomike dhe politike të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

1 korrik 2018- Komisioni Evropian konfirmon se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Ndër zhvillimet e fundit të Kosovës sa i përket anëtarësimit në Organizata ndërkombëtare është data 15 dhjetor e vitit 2022, që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE në Republikën çeke, vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.

Ky aplikim para dorëzimit u nënshkrua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ata e kanë quajtur dorëzimin e aplikimit të Kosovës në BE hap historik për Kosovën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit