Macen e braktis pronarja bashkë me një letër: Unë jam e mirë, kujdesuni për mua

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.02.2023, 01:25

Një mace u braktis së bashku me një letër 'zemërthyese' pasi pronarja i lutej dikujt që t'i gjente maces një shtëpi të re ku ta 'më duan më shumë'.

Qendra e kafshëve në Mançester dhe Salford pranoi Lilo-n njëvjeçare, e cila u gjet me një shënim të shkruar me dorë të ngjitur në qafë. Në shënim shpjegohej se macja ishte shumë e dashur nga pronarja e saj, por për fat të keq ajo nuk ishte në gjendje ta mbante më. Në letër thuhej:

Emri im është Lilo (Lee-Low) dhe unë jam një vjeçe. Mamasë sime i vjen keq dhe më do shumë, por nuk mund të më mbajë më. Më pëlqejnë ëmbëlsirat dhe batanijet e buta. Unë jam gjithashtu një mace shtëpie. Më pëlqen të luaj dhe jam shumë e pavarur, por më pëlqen të strukem dhe të fle në fund të shtratit gjatë natës. Unë jam një vajzë e mirë dhe mamaja ime shpreson që dikush të më dojë më shumë. Ju lutem kujdesuni për mua.

PS: Unë kam qenë me mamanë time që nga lindja, kështu që nuk jam mësuar me njerëzit e tjerë.

Fatmirësisht, ekipi i kafshëve ishin në gjendje të gjenin një shtëpi të re për macen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit