Alibej i druhej hakmarrjes: Monitoronte lagjen me kamera, 3 dronë dhe iPad

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.02.2023, 21:21

Ditën e sotme në zonën e quajtur “Ish-Konservimi” pranë stadiumit “Elbasan Arena” , aty ku shtëpinë Erion Alibej është gjendur një automjet i parkuar me dy kallashnikovë, dhjetëra fishekë, si dhe një shishe me lëndë djegëse.

Kjo makinë misterioze ka vënë në alarm njerëzit e afërm të Erjon Alibej dhe kunatin e tij Arben Spahiu. Ky i fundit është vëllai i Arjan Spahiut, që u vra në Belgjikë dhe Rigers Spahiut, të arrestuar për arsenalin e armëve të zbuluara në muajin Tetor 2022.

Për shkak të ngjarjeve kriminale të nisura që nga viti 2018, Erjon Alibej i druhej një hakmarje të mundshme. Në dëshminë para SPAK, Alibej ka treguar një moment kur ndodhej në shtëpinë e tij, në takim me shefin e sektorit të Krimeve, Leonard Palushin. Në këtë takim Alibej ka treguar se si ai kontrollonte lëvizjet e personave të dyshimtë rreth lagjes së tij me një tablet “iPad”,të cilin e merte me vete kudo ku shkonte.

Përveç kamerave me cilësi të lartë, Alibej kontrollonte hapësirat rreth tij edhe përmes tre dronëve që herë pas here i ngrinte në fluturim.

“…më ka ardhur Leonard Palushi, në banesë dhe jemi takuar. Në këtë takim isha me IPAD në dorë, sepse nga rrethanat që më kishin ndodhur, isha i detyruar bashkë me familjarët e mi, të ruheshim gjatë gjithë kohës. Përmes IPAD-it unë vëzhgoja, kamerat e sigurisë që kisha në aprtament dhe në rrugë afër pallatit ku banoja. Mbaj mend që Leonard Palushi, më thotë se kamerat ishin shumë ta qarta dhe shumë të pastra si kamera…”

Çmontimi i kamerave të sigurisë nga policia e Elbasanit, në zonën ku banon familja e Erjon Alibej, duket se ka sjellë depërtimin e kundërshtarëve të tij pasi kanë çuar një makinë luksoze shumë pranë banesës.

Por përveç kësaj ekziston edhe mundësia që makina misterioze të ketë qenë e njerëzve të Erjon Alibej, për të goditur Talo Çelëb dhe Elton Kilën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit