Kovaçevski: Integrimi në BE proces mbipartiak, duhet pjesëmarrja e të gjithëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.02.2023, 20:35

Për përfitime politike, OBRM-PDUKM-ja tashmë dy vite bllokon të gjitha proceset në Kuvend – ka deklaruar Kryeministri Dimitar Kovaçevski për Agjencinë e Lajmeve MIA, duke komentuar deklaratën e djeshme të Zv/Kryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq se për ndryshimet kushtetuese është koha të nisin negociatat me OBRM-PDUKM-në.

Kryeministri Kovaçevski, sic njofton klanm, ka theksuar se ndryshimet kushtetuese janë vetëm një nga vendimet që duhet të miratohen nga vendi dhe për të cilat nevojitet shumica prej dy të tretave.

“Pas ndryshimeve kushtetuese pason reforma e sistemit gjyqësor dhe për këtë duhen dy të treta. Reforma e sistemit të Prokurorisë, reforma e decentralizimit, reforma e administratës publike, për të gjithë duhen shumicë prej dy të tretave. Nëse secila parti politike këto reforma I kushtëzon me zgjedhje, kjo do të thotë se para cdo procesi reformues duhet të shkojmë në zgjedhje” – deklaroi Dimitar Kovacevski.

Reklama Kryeministri, sic njofton KlanM, ka theksuar se që në fillim të procesit të skriningut me BE-në, OBRM-PDUKM-së I është dërguar ftesa që të dërgojnë ekspertë të tyre që do të marrin pjesë në ekipet negociuese dhe të kyçen në procesin e negociatave. Në këtë kontekst, ai u ka bërë thirrje partive opozitare se procesi i integrimeve evropiane është process mbipartiak ku duhet pjesëmarrja e të gjithëve.

OBRM-PDUKM-ja kategorikisht kishte refuzuar ftesën, duke potencuar se gjëja e vetme për të cilën mund të bisedojnë me Qeverinë janë organizimi I zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit