“Britanikët nuk duan të punojnë”, biznesmeni kërkon kasapë dhe veterinerë në Shqipëri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.02.2023, 19:15

Në Britaninë e Madhe vendasit nuk duan të punojnë si veterinerë e kasapë dhe bizneset tani po kërkojnë shqiptarë për këto punë.

Jason Aldiss, sipërmarrës nga Mbretëria e Bashkuar, njëherazi përfaqësues i Mjekëve Veterinerë në Europë prej tre ditësh ndodhet në Tiranë. Gjatë një interviste televizive ai ka treguar se Britania vuan për punëtorë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe veterinerët dhe kasapët janë ndër më të kërkuarit.

Që kur Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Europian, pra Brexit, ne po vuajmë shumë për burime njerëzore. Janë mijëra vende boshe pune në sektorin agro-ushqimor dhe qindra të tjera në atë veterinar dhe përpunimin e mishit. Duke përfituar nga fakti që kam qenë edhe më herët në Shqipëri, po përpiqem që me atë të njohjeve të gjej sa më shumë veterinerë dhe kasapë.

Në lidhje me komentet diskriminuese ndaj shqiptarëve që mbërrijnë në ishull me gomone e mënyra të tjera ilegale, ai ka një këshillë për qeverinë e vendit të tij.

Për aq kohë që unë jam i bindur se Mbretëria e Bashkuar po vuan dëshpërimisht për punonjës, njerëz që ne na nevojitet gjithandej e veçanërisht në sektorin agro-ushqimor, mendoj se në vend të deklaratave gati raciste të kemi hapje të portave për të mirëpritur shqiptarët që duan të punojnë. Besoj absolutisht që ju keni burimet njerëzore të kualifikuara që ne na nevojiten në Mbretërinë e Bashkuar.

Aldiss thotë se ky proces mund të realizohet me eliminimin e burokracive në procedurat ligjore.

Burokracitë nuk mund të mungojnë, veçanërisht në drejtim të procedurave ligjore për rekrutimin e punonjësve të huaj. Por mund ta them i bindur që Home Office në mbretërinë e Bashkuar në vend të lehtësive ofron pengesa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit