Spanjë/ Shqiptari gjendet i vdekur brenda plantacionit të drogës, në gojë kishte një tub gazi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.02.2023, 17:22

Policia spanjolle në Mossos d'Esquadra po heton vdekjen e një shtetasi shqiptar që u gjet i pajetë ditën e djeshme brenda një plantacioni marijuane në Mont-roig del Camp (Tarragona).

Policia beson se shqiptari ishte një nga kopshtarët e plantacionit, të cilët janë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe kujdesin e tij. Kur policia mbërriti në vendngjarje, shqiptari ishte i vdekur, me një tub gazi të lidhur me gojën e tij dhe i rrethuar nga një pellg gjaku. Në mungesë të autopsisë dhe duke pasur parasysh se nuk ka shfaqur shenja dhune, policia po e trajton si një vetëvrasje, por provat mjeko-ligjore do të jenë kyçe për të sqaruar nëse ka diçka tjetër.

Burri me kombësi shqiptare ende nuk është identifikuar 100%, por policia beson se ai ishte përgjegjës për plantacionin e marijuanës që ndodhej në këtë shtëpi në Casalot Park, një urbanizim pranë Mont-roig del Camp.

Për shkak të mënyrës se si u gjet, me tubin e gazit në gojë, si dhe gjurmët e gjakut në tokë, policia është detyruar ta shikojë më me kujdes këtë rast duke pasur parasysh se dhuna mes grupeve dhe bandave të trafikut të drogës çdo herë është më i zakonshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit