Pjesë e një grupi kriminal, 46-vjeçarit nga Lezha i konfiskohen dy apartamente

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.02.2023, 13:51

Policia i ka konfiskuar një 46-vjeçari nga Lezha dy apartamente. Shtetasi i identifikuar si Flori Pali, i cili akuzohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që operon në fushën e narkotikëve, dyshohet se i ka blerë apartamentet me para të fituara nga aktiviteti kriminal. Gjithashtu policia ka nisur punën për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtaritë kriminale të 46-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Punë gjurmuese dhe hetimore, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, për të sekuestruar pasuritë e përfituara nga krimi.

Sekuestrohen 2 apartamente dhe një automjet, në pronësi të një 46-vjeçari të akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet në fushën e narkotikëve.

Specialistët e Njësisë “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DPPSH, në kuadër të një procedimi pasuror, të iniciuar me qëllim gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtari të ndryshme kriminale, kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit F. P., 46 vjeç, banues në fshatin Ungrej, Lezhë.

46-vjeçari është në hetim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Në kuadër të këtij procedimi pasuror, është vendosur sekuestrimi i 2 apartamenteve dhe i një automjeti, në pronësi të shtetasit F. P.

Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimatritë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit