Ekonomistët tregojnë se çka e dëmtoi më së shumti ekonominë e Kosovës në këto 15 vjet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.02.2023, 11:48

Ekspertët e çështjeve ekonomike thonë se që prej shpalljes së Pavarësisë, Kosova ka pasur kryesisht trende pozitive sa i përket rritjes ekonomike. Më së shumti ekonominë e ka dëmtuar mungesa e stabilitetit politik. Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë për EO duhet kuptuar që periudha më e vështirë e një shteti apo shoqërie është tranzicioni dhe Kosova e ka paguar një çmim shumë të shtrenjtë këtë proces të tranzicionit.

“Pika më e dobët ka qenë, definitivisht, ajo që në vazhdimësi kemi pasur mungesë të stabilitetit politik”, ka thënë ai.

Gërxhaliu thekson se nuk mund të jetohet vetëm përmes remitencave, andaj kërkon fuqizim të sektorit privat.

“Kosova është pjesë e procesit evropian dhe global. Kriza e ka bërë të veten, qoftë pandemia Covid19, qoftë kriza ekonomike pas pandemisë Covid. Fakti që jemi duke i përjetuar edhe efektet e krizës mes Rusisë dhe Ukrainës janë indikatorë të cilët vërtet e kanë vështirësuar procesin ekonomik dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë. Nuk jetohet vetëm nga remitencat dhe nga aspekti i fuqizimit të sektorit privat duhet një partneritet dhe një dialog i mirëfilltë”.

Duke bërë një vlerësim të qeverisjes dyvjeçare të Kurtit, Gërxhaliu nuk sheh vend për vetëlavdërim.

“Përkundër asaj që flitet që kemi rritje ekonomike, që kemi rritje të buxhetit, rritje te të hyrave në dogana, në ATK, besoj që nuk vend për eufori dhe pompozitet për të arritura, sepse sfidat janë të shumta. Besoj ajo çka duhet të jetë prioritet i prioriteteve është një dialog i mirëfilltë dhe partneritetit publiko-privat”.

Ndërsa njohësi tjetër i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, tha se Kosova është përballur kryesisht me trende pozitive, por dhe negative, sa i përket rritjes ekonomike në këto 15 vjet prej pavarësimit. Dëmi më i madh, sipas tij, është bërë me privatizime. Ndërsa si të arritura ai veçon ndërtimin e autostradave për Shqipëri e Maqedoni të Veriut.

“Ekonomia e Kosovës gjatë këtyre 15 viteve ka pasur historikun e vet, përfshirë dhe ngecje. Në disa periudha ka pasur trende pozitive, në disa periudha trende negative”.

“Dihet që për shkak të luftës është shkatërruar ekonomia e Kosovës; diku 600 ndërmarrje janë shkatërruar. Administrata e UNMIK-ut ka qenë disa vite, pastaj është bërë privatizimi. Ka pasur disa dobësi që janë bërë në privatizim, sidoqoftë rreth 90 për qind e ekonomisë së Kosovës është e privatizuar. Pas pavarësisë ka pasur disa projekte madhore si Rruga e Kombit, rruga me Maqedoninë e Veriut etj”, u shpreh ai.

“Janë bërë disa hapa pozitivë, por nuk është bërë mjaftueshëm. Për të qenë Kosova funksionale duhet që të forcohet ekonomikisht. Sepse sovraniteti ekonomik e forcon sovranitetin juridik”, shprehet Bellaqa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit