Vjedhja e parë ndaj shqiptarëve/ Floriri që mori Mbreti Zog, dokumenti zyrtar tregon sasi më të madhe seç dihej

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 18.02.2023, 23:10

Tashmë që kanë kaluar shumë vite që nga qeverisja e tij e shkurtër në Shqipëri, e vetmja gjë që një shqiptar mesatar mban mend nga Mbreti Zog, është fakti se ai e la vendin pa një drejtues në një moment lufte dhe u largua bashkë me një sasi të madhe të arit të shtetit.

Arkivi i Shtetit ka publikuar ditën e sotme për herë të parë një dëshmi të re rreth sasisë që Mbreti Zog mori para se të largohej nga Shqipëria. Dokumenti i nënshkruar dhe firmosur nga Gjon Lusha, tregon se sasia që ka marrë Mbreti Zog është më e madhe seç mendohej.

Në prill të vitit 1939, kur Mbreti Zog u largua përmes kufirit me Greqinë, ai dhe shoqëruesit e tij kanë marrë me vete një sasi prej plot 250 napolonash apo monedhash ari. Dokumenti është nxjerrë nga fondi i Milicisë Fashiste, ku shkruhet se mbreti Zoga ka marrë 250 mijë napolona ar.

Në dokument është shkruar: Mbretit Zog, kontrolluar nga autoritetet greke, i janë gjetur 250.000 napolona ari. Gjithsesi, kjo vjedhje është vetëm një nga të parat, të bëra nga krerët e shtetit ndaj shqiptarëve. Ai pasardhës, Enver Hoxha, i vodhi gjënë më të shtrenjtë, lirinë.

Më pas shqiptarët e kthyen lirinë, por njëkohësisht i lanë liri të plotë vjedhjeje krerëve të këtij vendi, që për 32 vite do të mbahen mend në histori për korrupsionin, zhvatjen, papërgjegjshmërinë, regresin dhe dhjetëra të këqija, që i kanë sjellë këtij vendi. Me pak fjalë, shqiptarët janë vjedhur nga vëllezërit e tyre që kur u bënë shtet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit