Gërvalla: S’lejojmë Republikë Serbe në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.02.2023, 20:28

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla thotë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Në një intervistë për mediumin boshnjak FENA, Gërvalla tha se Kosova është duke u fokusuar në marrëveshjen finale që duhet të rezultojë në njohje reciproke.

“Njohja e plotë ndërkombëtare e realitetit të pavarësisë së Kosovës do të ishte një sinjal për Serbinë se destabilizimi i fqinjëve si Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk është një recetë për sukses”.

Kujtojmë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me rastin e shënimit të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka dërguar një letër urimi në adresën e presidentes kosovare Vjosa Osmani.

Ai ka thënë mirëpret ‘po-në’ e autoriteteve kosovare për propozimin e Bashkimit Evropian me të cilin synohet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Biden ka përmendur në letër “njohjen reciproke si qëllim eventual” të SHBA-ve në kuadër të procesit të dialogut Prishtinë-Beograd nën ndërmjetësimin e BE-së, ndryshe nga herët e kaluara kur përmendte specifikisht përkushtimin për “njohje reciproke në qendër”.

“Ne mirëpresim miratimin tuaj të propozimit të BE-së për normalizimin, me qëllimin përfundimtar të njohjes reciproke, e cila do të ndihmonte në sigurimin e një të ardhmeje më të qetë dhe më prosperuese për popullin e Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Biden.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit