Më shumë se tre javë ka mungesë të dy llojeve moderne të insulinës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.02.2023, 17:44

Më shumë se tre javë Maqedonia ka mungesë të dy llojeve moderne të insulinës dhe shiritave për matjen e insulinës e as terapi anti diabet për pacientët me gjendje më të komplikuar shëndetësore.

“Nuk ka insulinë, nuk ka shirita është katastrofë. Gati se 15 ditë kërkoj dhe nuk po gjej dhe nuk e di se kur do gjej. Shiritat për insulinë për ne janë diçka shumë e rëndësishme, vjen një ministër, vjen një tjetër sikur edhe 100 ministra të vijnë Shëndetësia është katastrofë. Kur bëhet sheqeri më I lartë se cka duhet, çfarë do bëj? Kush do të ndihmojë? Spitalet janë katastrofë”, tha një pacient.

“Gati dy muaj nuk ka shirita për insulinë, nënën dhe shoqen I kam me insulin. Çfarë të bëjnë këto pa shirita? Ku t’i gjejmë, me një ndihmë sociale jetojmë. Ku të marrim para t’I blejmë shiritat dhe ilaçet. Si ta masim sheqerin që ta dimë sa e kemi dhe të marim terapi? Problemtikë është shumë se sheqeri iu reagon shumë në shëndet”, shtoi një tjetër pacient.

Nga Lidhja e pacientëve me diabet thonë kjo gjendje vështirëson dhe rëndon shumë shëndetin e pacientëve me diabet, duke kërkuar nga shteti që të gjej metoda që çdo pacient të merr terapinë në kohë.

“Me ministrinë nuk kemi komunikim tanimë një vit dhe nuk na japin asnjëfarë informate cfarëdo që të pyesim. Na thonë “do bëhet” , mund të vonojë por do bëhet. Jeta është në rrezik, shëndeti rrezikohet. Paraqiten komplikime. Ne mundohemi ndërmjet njëri tjetrit të ndihmojmë por tanimë të gjitha sasitë që I kishim rezervë I harxhuam. Kjo ndodh cdo dy vjet, shtetit I është bërë si shprehi t’I vonojë. MSH është mësuar ne t’I lusim për dicka që na përket dhe që është e drejtë e jona – që të marrim insulin. Apelojmë, urgjentisht të vazhdojë distribuimi I insulinës sipas nevojave të barnatoreve për insulin”, theksoi Dime Velev, Lidhja e diabetikëve të Maqedonisë.

Nga ministria e Shëndetësisë pa përgjigje se kur pritet të sigurohet sasia e caktuar e insulinës dhe e njëjta të shpërndahet nëpër barnatoret. Ndryshe, Në Maqedoni rreth 45,000 njerëz jetojnë me insulin. Rreth 600 prej tyre janë fëmijë deri në 18 vjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit