“Shtëpia e mbuluar me gjak”, kryeplaku flet për vrasjen në Maliq: Babai në depresion, djali pinte shumë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.02.2023, 17:34

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e Maliqit pasditen e djeshme pasi një 77-vjeçar ka vrarë me çekiç djalin e tij. Ky i fundit i cili ishte në gjendje të dehur më parë kishte tentuar të hidhte në pus babain e tij 77-vjeçarin Shefki Bylykbashi.

Ngjarja e cila në fillim u raportua si aksidentale, u zbardh ditën e sotme bashkë me detaje të reja. Banorët e fshatit Zvezdë në Maliq janë shprehur të tronditur për ngjarjen e ndodhur mes babait dhe djalit Hamdi Bylykbashi.

Kryetari i fshatit, Adriatik Lilo duke folur për mediat ka treguar se familja Bylykbashi ishte e rregullt dhe që nuk kishin probleme. Sipas Lilos, 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi kohët e fundit kishte nisur ta tepronte me alkoolin pasi kishte kaluar dy ndarje. Ai thotë se Bylykbashi kishte pothuajse 2 vite që ishte kthyer nga Gjermania dhe largësia me fëmijët mund ta kenë shtyrë drejt alkoolit.

Shumë familje e mirë. Këtë që ndodhi askush nuk e besonte. Njerëz të punës, pa fjalë, familje e rregullt. Djali ka pasur nja dy divorce, po nuk është ndonjë gjë. Po bën 1 vit e gjysmë a 2 që është kthyer nga Gjermania. Jetonte me të atin. Pijen e kishte rënduar, mbase dhe ndarja, larg fëmijëve. Unë isha në punë kur më morën në telefon, një djalë nga fshati që punon me makinë dhe më thanë që kishin lajmëruar për të çuar djalin në spital. E kishte marrë familja i kishte thënë hajde se kemi djalin, i ka rënë murit me kokë i dehur dhe duam ta çojmë në spital. Kishte vajtur ky e kishte parë gjak gjithë shtëpia dhe iu kishte thënë s’mund ta fus në makinë, lajmëroni ambulancën. Më merr mua në telefon të lajmëroja ambulancën se djali i Shefkiut i ka rënë murit me kokë dhe është shumë keq. I bie unë ambulancës, vjen ambulanca e merr, në spital deklaruan se ndërroi jetë. Kishte qenë gjallë kur e ka marrë ambulanca.

Më tej ai tha se edhe 77-vjeçari Shefki Bylykbashi kohët e fundit nuk ishte mirë pasi kishte kaluar në depresion.

Babai nuk ishte i goditur. Nuk e di çfarë të them se nuk kam qenë aty. I ati si gjithmonë, i njëjti ishte. Ka kaluar depresion, nuk ka qenë mirë dhe i ati këto kohët e fundit. Nuk ka qenë ai Shefki që ka qenë i pari se unë jam rritur me ta dhe i njoh shumë mirë. Kanë qenë familje e nderuar. Vetëm me pijen. Hamdiu ishte djalë i vetëm. S’e kam parë viktimën, më thanë që është shumë keq, me gjak, i dëmtuar, ka çarë kokën dhe duhet ambulanca kaq.

Ndërkohë që banorët thonë se familja Bylykbashi ishte e mirë pavarësisht faktit se ata nuk i dinin problemet që babë e bir mund të kishin me njëri-tjetrin.

Brenda në familje s’e dimë si i kishin brenda familjes, për ne mirë ishin. Ky ishte në Gjermani, rrinte atje, me familje, me fëmijë e të tërë. Kohët e fundit, kishte nja 4 muaj që ishte kthyer në fshat.

50-vjeçari ishte martuar dy herë. Ka tre fëmijë. Pinte si gjithë të tjerët, një gotë raki, djem të rinj. Nuk e dimë asnjë të vërtetën, brenda për brenda familjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit