Atanasovski: Koalicioni i zgjeruar qeveritar duhet t’i bëj presion VMRO për ndryshimet kushtetuese

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.02.2023, 15:58

Me hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri krijohet një front që mund të bëjë presion mbi opozitën për të mbështetur ndryshimet kushtetuese, vlerëson analisti politik Bllagojçe Atanasovski. Megjithatë, ai shton se ky presion nuk do të japë fryte nëse udhëhiqet vetëm nga partitë e koalicionit qeverisës dhe nuk mbështetet nga partnerët ndërkombëtarë më me ndikim të vendit.

“Kjo është vetëm për sa për të krijuar një front kundër dy partive të mbetura parlamentare të përfaqësuara në Parlament, pra koalicionit rreth VMRO-DPMNE-së dhe dy deputetëve të partisë E Majta, për të treguar gishtin drejtë tyre se vetëm ata janë kundër miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe se ata janë frenuesit e integrimit evropian”, tha Bllagojçe Atanasovski – analist politik.

Atanasovski kujtoi se ndryshimet kushtetuese do t’i mbështesin edhe partitë opozitare shqiptare. Megjithatë, ai thotë se ky bashkëpunim LSDM-BDI-Aleancë mund të vazhdojë edhe në afat të gjatë.

“Në opinion po spekulohet se hyrja e Aleancës në fakt është krijimi i një fronti më të gjerë të bashkuar etnik maqedonas-shqiptar, i cili do të dilte në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, qofshin ato të parakohshme apo të rregullta, pasi zgjedhjet e rregullta vijnë vitin e ardhshëm, në një koalicion parazgjedhor etnik maqedonas-shqiptar me lista të përbashkëta”, shtoi ai.

Ndryshe, derisa po formohej shumica e re qeverisëse, procesi i ndryshimeve kushtetuese mbeti në plan të dytë. Kryeministri Dimitar Kovaçevski javën e kaluar tha se teksti i ndryshimeve kushtetuese ende nuk ka filluar të shkruhet dhe për momentin nuk ka njoftim se kur do të fillojë procesi i gjerë i konsultimit. Analisti Atanasovski përsëriti se afatet rrjedhin dhe pret që deri në këtë verë të jetë më e qartë fotografia nëse janë të mundshme ndryshimet kushtetuese me këtë përbërje parlamentare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit