Indianët po bëjnë “namin” me gomone për Angli, ulet numri i shqiptarëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.02.2023, 16:02

Prej disa kohësh tanimë, Britania e Madhe është "tepër e shqetësuar" për numrin e lartë të shqiptarëve që kalojnë Kanalin Anglez me gomone dhe kërkojnë azil.

Lajmet dhe politikat kundër shqiptarëve nuk kanë të ndalur si nga kryeministri britanik Rishi Sunak ashtu edhe nga kabineti i tij qeveritar dhe mediat pro qeverisë. Ishte vetë Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman ajo që nuk u kursye aspak në mënyrën e të shprehurit ndaj shqiptarëve dhe i quajti ata kriminelë. Ndërkohë që mediat britanike nuk humbasin asnjë mundësi për të nënçmuar dhe zbuluar çdo përpjekje të shqiptarëve për të mbërritur në ishull.

Por teksa të gjithë merren me shqiptarët, një tjetër nacionalitet po bën "namin" me kalimin me gomone të Kanalit Anglez. Politikani anglez Nigel Farage i cili deri më tani merrej me shqiptarët, ka zbuluar se indianët janë ata që po bëjnë më shumë kalime me gomone.

Në një video të publikuar në rrjetet e tij sociale, politikani thotë se një numër i madh indianësh po kalojnë Kanalin Anglez dhe se asnjë prej tyre nuk duhet të përfitojë azil.

Indianët në një numër të madh janë duke kaluar kanalin anglez. Ne kemi hapur dyert për të gjithë botën. Asnjëri prej tyre nuk duhet të kualifikohet për azil.

Vlen të thuhet se kjo gomone është e mbushur plot me qytetarë indian bashkëkombas të kryeministrit Rishi Sunak dhe Sekretares për Punët e Brendshme, Suella Braverman. Mbetet për t'u parë nëse reagimi i tyre do të jetë po aq i ashpër sa me shqiptarët, të cilët për vitin 2023 nuk kanë bërë shumë kalime me gomone pasi numri i tyre ka qenë i papërfillshëm krahasuar me nacionalitete të tjera. Dhe kjo si pasojë e përshpejtimit të kërkesave të azilit ndaj shqiptarëve dhe dëbimeve të përjavshme me avion Stansted-Tiranë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit