Qytetarja: Ky është “kanibali” i Elbasanit! Merr këlyshë në shtëpi, i ther dhe ushqehet me ta

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.02.2023, 09:57

Keqtrajtimi dhe dhunimi i kafshëve vijon të mbetet një fenomen tepër shqetësues në vendin tonë. Rastet e dhunimit, tërheqjes zvarrë, groposjes dhe helmimit të kafshëve sa vijnë e shtohen por abuzuesit shpëtojnë lehtë thjesht me një procedim penal.

Kjo neglizhencë nga shteti bën që rastet të përsëriten dhe të jenë edhe më ekstreme. Së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA ka mbërritur një denoncim për një qytetar në Elbasan i cili thuhet se dhunon dhe ushqehet me mishin e këlyshëve të rrugës.

Sipas qytetares që ka bërë denoncimin, personi në fjalë merr këlyshë në apartamentin e tij dhe i ther me thikë. Edhe ditën kur qyetarja i ka shkuar në lagjen e këtij qytetari, ai ka patur brenda në shtëpi një këlysh dhe një thikë. Ajo thotë se personi në fjalë ka qenë duke tentuar të vrasë qenin pasi edhe në dritare ka dalë duke folur me thikë në dorë.

Më tej qytetarja shton se pasi e kanë shpëtuar qenin nga duart e këtij "kanibali" e kanë dërguar për kontroll te veterineri për të parë gjendjen shëndetësore të tij.

Në lidhje me këtë denoncim, qytetarja ka njoftuar edhe Policinë e cila ka bërë shoqërimin e personit në fjalë, por nuk dihen më shumë detaje.

Denoncimi i qytetares:

Ganibali Elbasanit qe ushqehet me mishin e kelysheve te rruges, Pamjet jane tronditese, Per fat te mire kelyshi shpetoj per pun sekondash mostren e gjetem me thik ne dore dhe kelyshin e kisht kap nga kembet e pasme dhe me koke posht gati per ta there, Kelyshin e derguam menjeher ne klinike per kontroll

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit