Rindërtimi po “gatuan” një tjetër katastrofë/ Shteti nuk mbikëqyri procesin, Ministria e Mbrojtjes e papërgatitur

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 18.02.2023, 10:38

Shqipëria vazhdon të ecë para me shprehjet: “Në dorë të Zotit”, “Kismet”, “Inshallah” apo “Hajde se na ruan Zoti”. E kishte bërë këtë deri në 2019-ën, kur 51 njerëz mbetën të vdekur nën rrënojat e shtëpive të tyre, që mendonin se ishin vendi më i sigurt, por në fakt ishte e kundërta dhe vazhdon ta bëjë edhe tani, madje me procesin e rindërtimit, që duhej të ishte më i sigurti.

Mungesa e monitorimit të këtij procesi mund të shkaktojë një katastrofë akoma më të mëdha në rast të përsëritjes së një tjetër tërmeti. Në Durrës, qyteti më i prekur nga tërmeti i 2019-ës, 80% e banesave dhe pallateve të dëmtuara janë klasifikuar në nivelin e dëmeve DS1-DS3 dhe në këtë rast riparimet e ndërtesave bëhen nga vetë banorët, me financimin e qeverisë.

Por detyra e qeverisë nuk është kryer deri në fund në këtë rast, pasi përveç dhënies së parave, askush nuk e ka monitoruar sigurinë, me të cilën është kryer riparimi. Nga ana tjetër, vetë Ministria e Mbrojtjes e ka pranuar se për mungesë fondesh, një tjetër tërmet do të jetë një sfidë tejet e madhe për tu përballuar dhe për të kryer rindërtimin e banesave të shembura.

Nga ana tjetër, ende nuk kemi parë asnjë lëvizje për konsolidimin e njësive të mbrojtjes civile dhe nuk dihet nëse qeveria është pajisur me kamera termike, qen të stërvitur për gjetjen e njerëzve nën rrënoja, apo me specialistë të nivelit të lartë për të tilla operacione specifike. Nivelet e vetëdijes dhe gatishmërisë ndaj tërmeteve të popullatës së përgjithshme janë të ulëta.

Rindërtimi u kthye në një “pellg” të ri zhvatjeje nga kompanitë e ndërtimit, që janë munduar në maksimum për të limituar harxhimet, duke lënë menjanë sigurinë edhe në rastet e ndërtimeve të reja. Në rastin tjetër, cilësia e punimeve u la në ndërgjegjen e banorëve, jashtë çdo mbikëqyrje profesionale.

Ekspertët thonë se nëse një pallat 8-9 katësh në Durrës ka pasur plasaritje, puna që duhej kryer nuk ishte stukimi dhe lyerja e plasaritjes, por duhet të bëhej zhveshja e të gjitha mureve nga suvaja dhe më pas muret të pajiseshin breza antisizmikë dhe të forcoheshin kolonat, një proces që nuk është kryer askund.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit