Zjarrfikësit, të cilët po kryejnë aktivitetet e kërkim-shpëtimit në Gaziantep, Turqi kanë gjetur 2 milionë dollarë nën rrënoja.
Ekipet e Departamentit të Zjarrfikësve të Bashkisë Metropolitane të Gaziantepit, duke kryer aktivitete të kërkim-shpëtimit në vendin e shembur Ayşe-Mehmet Polat në Gaziantep, gjetën disa para pranë një personi që nxorrën nga rrënojat. Që në momentin që nisën të nxirrnin paratë, skuadrat regjistruan gjithçka me celularët e tyre dhe i futën tufat e parave në një valixhe të zezë.
Zjarrfikësit, të shoqëruar nga skuadrat e operacioneve speciale, i kanë dorëzuar nē polici të gjitha paratë e gjetura. Shefi i Zjarrfikësve Cafer Yılmaz, tha për Anadolu Agency (AA) se ata hasin shpesh në situata të tilla.
Ne fillimisht u përpoqëm të shpëtonim jetën e qytetarëve në rrënoja, ndërkohë malli mbeti në rrënoja, u gjetën sende me vlerë si automjete, bizhuteri, para. Miqtë tanë zjarrfikës fillimisht shpëtuan jetë dhe më pas dorëzuan sendet me vlerë që u gjetën te pronaret e tyre.
Zjarrfikësi Derde Bozgeyik tha se gjatë kontrollit kanë gjetur një dhomë dhe kanë nxjerrë një person prej saj. Duke thënë se kanë parë para me këtë person, Bozgeyik tha:
Personi kishte dollarë me vete. Ne i morëm dhe ia dërguam shefit të ekipit tonë. Më pas ekipet e operacioneve speciale të policisë erdhën në vendngjarje, i dorëzuam me procesverbal.
Gaziantep'te arama kurtarma çalışmasında 2 milyon dolar bulunuyor. Parayı bulan itfaiyeciler parayı video kaydına alarak sayıp polise tutanak karşılığı teslim ediyor. Geçtiğimiz günlerde yine enkazda milyon dolarlar bulundu. Bahsi geçen yastık altındaki para bu olamaz değil mi? pic.twitter.com/UE23HK1sU0
— Fatma Karaağaç (@ftm_krgc) February 17, 2023