Policia greke ka shkatërruar një rrjet kriminal që merrej me prostitucionin VIP, duke përdorur si maskim modelingun. Mes këtyre prostitutave një numër i konsiderueshëm është i vajzave nga Shqipëria të cilat nëpërmjet kontratave bënin takime seksi me klientë të rëndësishëm.
Rrjet i prostuticionit kishte 22 shoferë të cilët transportonin vajzat në rezidenca apo hotele. Shpërblimi i tyre varionte nga 100 euro në orë në Greqi deri në 200 euro në Gjermani.
Pasi sipas "Huffingtonpost.gr", ky rrjet funksiononte edhe në Francë e Gjermani.