Si e paralajmëronin pavarësimin e Kosovës liderët botërorë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.02.2023, 11:48

Epiteti Republikë i shtetit më të vogël me hapësirë gjeografike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosovës, po paralajmërohej si një realitet i ri në kontekstin politik nga liderë të ndryshëm botërorë. Ishte ish-presidenti i SHBA-së, George W. Bush, thoshte “mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur” dhe ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, që prezantonte hartën e pavarësuar të Kosovës si një realitet të ri në Evropë përpara nxënësve të një shkolle në shtetin ku udhëhiqte. Me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, erdhën edhe një mori deklaratash mbështetëse të fuqive botërore dhe shteteve me orientim demokratik, por edhe kundërshtuese nga shtetet me mendësi autokratike.

Ish-presidenti i SHBA-së, George W. Bush, vizitonte Tiranën një vit përpara shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Nga atje, jepte sinjale të qarta se Kosova duhet të trajtohet si një shtet i pavarur.

“Në një pikë, herët a vonë, duhet ta thuash ‘mjaft është mjaft – Kosova është e pavarur’”, deklaronte Bushi në fjalimin e tij historik në Shqipëri, ku prezent ishin edhe shqiptarë nga Kosova.

Dy ditë përpara shpalljes së pavarësisë, ish-presidenti francez, Nicolas Sarcozy, paralajmëronte fëmijët e një shkolle që ta shkëputnin Kosovën nga Serbia në një hartë gjeografike, duke sinjalizuar mbështetje të pavarësimit të Kosovës.

“Ju do të duhet ta ndryshoni atë, me Kosovën”, u thoshte Sarkozy fëmijëve në Francën jugperëndimore, duke bërë me gisht drejt hartës së Evropës të ngjitur në murin e klasës së tyre.

Pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të 2008-ës, në ora 15:39, nga ana e ish-kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi, erdhën një mori deklaratash që mbështetnin vendimin historik: Që vendi të pavarësohej dhe të kishte simbolet e veta identifikuese, sikurse është flamuri dhe himni.

Epitoma e një lideri që mbështet vendimet demokratike, George W. Bush, përshëndeste shpalljen e pavarësisë së Kosovës, shprehte ngazëllim dhe besonte se Serbia duhej të ishte një linjë me SHBA-në dhe Evropën për këtë çështje.

“Ne e kemi mbështetur fuqimisht planin e Ahtisaarit [që nënkupton pavarësinë e Kosovës…]. Ne jemi të ngazëllyer nga fakti që qeveria e Kosovës e shpalli qartë vullnetin dhe dëshirën e saj për të mbështetur të drejtat serbe në Kosovë. Ne gjithashtu besojmë se është në interesin e Serbisë që të jetë në linjë me Evropën dhe populli serb mund ta dijë se ka një mik në Amerikë”, deklaroi ish-presidenti Bush.

Ish-kryeministri Thaçi, pas shpalljes së Pavarësisë, merrte një telefonatë nga atëbotë kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, tashmë president i shtetit respektiv, duke thënë se deklarimi i pavarësisë do t’i sjellë “paqe dhe stabilitet Ballkanit”.

Kryeministri australian Kevin Rudd mbështeti pavarësinë e Kosovës në mëngjesin e 18 shkurtit, duke thënë se “kjo duket se ishte rruga e duhur e veprimit. Kjo është arsyeja pse, në mënyrë diplomatike, ne do të zgjeronim njohjen në rastin më të parë”.

Presidenti i Qipros Veriore (shtet i pa njohur nga OKB-ja), Mehmet Ali Talat, përshëndeti pavarësinë e Kosovës dhe shpresoi që shteti të respektohet dhe të ndihmohet, në kundërshtim me qëndrimin e Republikës së Qipros.

Pesë shtetet që atëbotë u shprehën kategorikisht kundër pavarësimit të Kosovës (Greqia, Qipro, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim edhe në prag të 15-vjetorit të pavarësisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit