Erdhi nga Anglia, i riu nga Librazhdi bën gjestin prekës, financon i vetëm rrugën për te varrezat

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.02.2023, 11:41

I riu nuk dëshironte që gjesti i tij i pashembullt të bëhej i ditur, por një vepër e tillë që nxit të mirën e mbi të gjitha tregon dashurinë e emigrantëve për vendlindjen e dhembshur të harruar nga politika, nuk mund të kalojë pa u bërë publik.

U largua para 7 vitesh nga fshati i tij i lindjes, Gizaveshi dhe me t’u kthyer nga Anglia, e para gjë që i bëri përshtypje ishte gjendja në të cilën ishte katandisur rruga e varrezave.

Duke parë se si prej kohësh kjo nuk ishte në plan të një financimi nga ana e institucioneve vendore dhe se askush nuk po e vinte ujin në zjarr, vendosi të ndërhynte vetë.

Nuk priti që t’i bashkohej askush, por dërgoi fadromën dhe bëri të mundur që rruga krejtësisht e amortizuar të hapej për 2 ditë. U deshën 27 kamiona me zhavor dhe financimi i rrugës kushtoi 1.5 Milionë lekë.

Një gjest i tillë padyshim që vlen për t’u duartrokitur në një kohë kur njerëzit po humbasin çdo ndjenjë njerëzore dhe për më tepër, presin ndryshimin nga të tjerët, duke harruar se ndryshimi fillon nga vetja.

Qoftë edhe i vogël, kontributi i secilit prej nesh mund të bëjë diferencën. Gjesti i të riut nga Gizaveshi tregon se sa fuqi e madhe për vendin janë emigrantët të cilët përbëjnë përqindjen më të lartë të burime të të ardhurave të familjeve shqiptare me remitancat.

Thjesht imagjinoni se sa e shumë-fishtë mund të ishte kjo fuqi e të rinjve shqiptarë të larguar jashtë nëse sistemi nuk do i kishte detyruar të linin Atdheun…

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit