Babai i Thaçit: S’ma ka marrë mendja që Hashimi bahet president e kryeministër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.02.2023, 11:06

Teksa ka rrëfyer momente nga lufta në Kosovë dhe detaje tjera nga jeta e tij, Haxhi Thaçi babai i ish-presidentit Hashim Thaçi ka komentuar edhe ikjen e të rinjve nga Kosova.

Haxhi Thaçi u shpreh i brengosur me ikjen e të rinjve, teksa i ka porositur ata se “meshkujt e kësaj toke s’duhet me harru këtë vend”, shkruan gazeta10.

“Qysh se kujtoj. Nuk ma ka marrë mendja që Hashimi bahet president e kryemiistër, se s’kam marrë vesh unë. Vec jam lutë ishalla fiton i drejti. As s’jam pishman. Deri qetu e fituam. Kosova Republikë ka me mbetë përgjithmonë. Njerëzit shkojnë. Jam tu mendu për qeta që po shkojnë jashtë”, tha Haxhiu.

“Me dashtë Zoti me j’au dhanë mend. Mos me i lanë meshkujt e këtë vend mos me harru. Me i mësu e me i eduku fëmijët. Toka pa gjinë, s’vyn sen. Unë 12 nipa i kam. Janë rrit, e po më vijnë. Dje janë ardh krejt e u mbush oborri edhe u kënaqa”, ka treguar mes tjerash babai i ish-presidentit Thaçi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit