U kap me mjetin plot emigrantë, 35-vjeçari në Durrës tentoi të arratiset dhe u përplas me 4 makina

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.02.2023, 10:22

Policia ka arrestuar shtetasin Besnik Pjetri, 35 vjeç, banues në Mamurras. Ai u kap në Durrës, duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm. Në aksin rrugor “Plepa – Durrës”, i është bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues 35-vjeçarin, i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë. Gjatë përpjekjes për t’iu shmangur shërbimeve të Policisë, automjeti që drejtonte Pjetri u përplas me 4 automjete të tjera, me pasojë, vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë Durrës: Finalizohet operacioni policor i koduar "Pasojat”. Transportonte emigrantë nga vendet e Lindjes, për të kaluar drejt vendeve të BE-së, në kundërshtim me ligjin, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari. Në përpjekje për t’iu shmangur Policisë, automjeti që drejtonte i arrestuari, përplasi 4 automjete të tjera.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të transportimit të emigrantëve, kundrejt përfitimeve monetare, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Pasojat”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

– B. P., 35 vjeç, banues në Mamurras. Në aksin rrugor “Plepa – Durrës”, i është bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues 35-vjeçarin, i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë. Menjëherë, shërbimet kanë organizuar punën dhe kanë bërë ndalimin e shtetasit B. P., në automjetin e të cilit, u panë 8 emigrantë nga vendet e Lindjes, të cilët po transportoheshin, kundrejt parave, me qëllim kalimin ilegal, drejt vendeve të BE-së.

Gjatë përpjekjes për t’iu shmangur shërbimeve të Policisë, automjeti që drejtonte shtetasi B. P., u përplas me 4 automjete të tjera, me pasojë, vetëm dëme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit