Vrau ish-gruan në lule të rinisë, burg përjetë për Elton Metën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.02.2023, 08:31

Prokuroria e Fierit ka vendosur burg përjetë për shtetasin Elton Meta. Ky i fundit, para dy vitesh vrau ish-gruan e tij, shtetasen 23-vjeçare Sabrina Bengaj. Ngjarja ndodhi më 10 tetor 2021 në fshatin Zhupan të Fierit.

Sipas pretencës së prokurorisë, Meta akuzohet për veprat penale: “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “armëmbajtje pa leje”, “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “prishje e qetësisë publike”.

23-vjeçarja u vra nga ish-bashkëshorti në familjen e prindërve të saj në fshatin Zhupan të Fierit. Elton Meta, u lidh me viktimën kur ajo ishte vetëm 13-vjeç. E ndjera, para se të vritej është dhunuar, kërcënuar si edhe ka marrë letra nga burgu, pasi në shtator të 2020 ai mori peng viktimën dhe u dënua mbi 3 akuza, por fitoi lirinë.

Vlen të theksohet, se babai i viktimes tha se Eltoni e kishte tradhëtuar vajzën, çka bëri që Sabrina të kërkonte divorcin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit