17-vjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat 10 ditë pas tërmetit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.02.2023, 20:25

Një vajzë adoleshente është shpëtuar 10 ditë pas tërmetit shkatërrues të javës së kaluar në Turqi.

17-vjeçarja Aleyna Olmez u nxor nga rrënojat në Kahramanmaraş, një qytet jugor pranë epiqendrës së tërmetit.

Xhaxhai i saj i përlotur u tha shpëtimtarëve “nuk do t’ju harrojmë kurrë”, ndërsa i përqafoi një nga një.

Aleyna mbijetoi, e plagosur dhe në kushte të motit të ftohtë, për 10 ditë. Por shpëtimet si ajo po bëhen gjithnjë e më të rralla. Aleyna u nxorr nga rrënojat e një blloku apartamentesh të rrafshuar, raportoi transmetuesi turk TRT Haber.

“Ajo dukej se ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo hapi dhe mbylli sytë”, tha për agjencinë e lajmeve AFP Ali Akdogan, një minator që mori pjesë në shpëtim.

“Kemi një javë që punojmë këtu në këtë ndërtesë… jemi të lumtur sa herë që gjejmë një gjë të gjallë, qoftë edhe një mace”, shtoi ai.

Por festimet nuk zgjatën shumë. Menjëherë pas shpëtimit, ushtarët turq urdhëruan njerëzit të largoheshin nga vendi i ngjarjes, pasi ekipet po gjenin kufoma që do të transportoheshin së shpejti.

Në të njëjtin qytet, tre gra dhe dy fëmijë u gjetën të gjallë të mërkurën.

Deri më tani janë regjistruar më shumë se 41,000 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe Sirinë fqinje nga tërmeti me magnitudë 7.8 ballë. Ndërkhë ende nuk dihet saktësisht se sa njerëz janë të zhdukur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit