Shqiptarët mezi shtyjnë muajin, Tan Agolli i jep 5 miliardë FUSHËS për “lulet” e Ramës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.02.2023, 19:21

“Çmenduria” e Ramës bëhet realitet! “Vasali” i tij, Tan Agolli, ka shpallur fituesin e tenderit tepër të diskutueshëm për ndërtimin e një “kopshti” privat për Ramën brenda mjediseve të Kryeministrisë. Pak muaj më parë ju informuam në lidhje me shpalljen e një tenderi për ndërtimin e një instalacioni në formën e një kopshti në mes të godinës së Kryeministrisë.

Nga taksat e shqiptarëve u mësua se do të paguheshin rreth 5 miliardë lekë për të shuar etjen e “çmendurisë” së Kryeministrit në lidhje me fondet publike. Ironia qëndron në faktin se autoriteti kontraktues është Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Ky institucion, siç e thotë qartë edhe emri, ka zyrtarisht si mision të tij “zbutjen e varfërisë në zonat rurale të Shqipërisë”. Por në vend që të zbusë varfërinë dhe të rrisë mirëqenien e banorëve që jetojnë në zonat rurale, FSHZH harxhon rreth 5 miliardë lekë të vjetra me TVSH për të ndërtuar një park “Eden” në mes të betonit të Kryeministrisë.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-40053-08-26-2022 dhe me objekt “Instalacion me strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, Parku Eden". Fondi limit i kësaj procedure është 431,403,183 lekë të reja pa TVSH ose rreth 5.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Fitues është shpallur një ndër oligarkët që ka marrë më shumë se askush tjetër tendera nga fondet publike, Shkëlqim Fusha me shoqërinë e tij FUSHA SHPK. Vlera e ofruar prej tij është 398,478,729 lekë të reja pa TVSH ose rreth 5 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Vihet re se kjo vlerë fituese është sa 92.3% e vlerës së fondit limit të tenderit. Më shumë sesa një domosdoshmëri për të rritur mirëqenien e shtresave në nevoje, duket se ky tender është përdorur vetëm për të mbushur xhepat e oligarkëve në prag zgjedhjesh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit